Ballina BOTA Hungari, miratohet azili për ish-kryeministrin e Maqedonisë Gruevski

Hungari, miratohet azili për ish-kryeministrin e Maqedonisë Gruevski

Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn ka kërkuar sqarime nga kryeministri hungarez Viktor Orban, lidhur me mbështetjen ndaj Nikolla Gruevskit.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn kërkon sqarime se në çfarë baze Hungaria i ka miratuar azilin Gruevskit.

“Sundimi i së drejtës është parimi kyç i vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Kjo është e rëndësishme për kredibilitetin e Europës”,- shkruan Hahn.