Ballina BOTA Hungari, hiqet shtatorja e kreut të revoltës popullore antisovjetike

Hungari, hiqet shtatorja e kreut të revoltës popullore antisovjetike

Shtatorja e Imre Nagy, udhëheqësi i revoltës popullore antisovjetike në Hungari në vitin 1956, është hequr nga Sheshi i Martirëve pranë parlamentit, në Budapest. Largimi i saj u bë me vendim të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban, pasi në vendin e shtatores është planifikuar të ndërtohet një monument dedikuar viktimave të gjenocidit prej revolucionit të kuq rus të vitit 1919.

Në Hungari, Imre Nagy konsiderohet tamam si hero kombëtar. Në vitin 1956, ai ishte kryeministër i Hungarisë dhe udhëhoqi revoltën popullore kundër ndikimit sovjetik në Evropën e Lindjes. Ai u burgos dhe u ekzekutua në vitin 1958, pas dështimit të revoltës për shkak të ndërhyrjes së forcave ushtarake sovjetike në Hungari.

Largimi i shtatores së tij nga sheshi para parlamentit ka sjellë reagime të shumta nga forcat politike, grupe të ndryshme të shoqërisë civile dhe nga familjarë të vetë Imre Nagy.