Ballina BOTA Hungari, Gruevski u drejton letër krerëve të BE

Hungari, Gruevski u drejton letër krerëve të BE

Para arratisjes, ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski u ka dërguar një letër krerëve të BE-së.

Letra është dërguar në adresë të Eurokomisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së Federica Mogherini, Komisarit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Evropian, Dunja Mijatoviq dhe kryetarit të Partisë Popullore Evropiane, Jossef Doll.
Gruevski në letër shkruan se dënimi prej dy vitesh burg i është dhënë pa menduar se ka fakte të fabrikuara. Ai ka kërkuar që BE ose institucione tjera europiane të angazhojnë disa gjykatës të njohur nga vendet anëtare të BE-së që do të merren me akuzat kundër tij.

“Të marrin pjesë në disa seanca dhe në fund të përgjigjen nëse në shtetet e tyre, me dëshmi të tilla, me akuza të tilla, do t’i pranonin ose hidhnin dhe pse. Kjo pyetje kuptohet nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës Lokale, por do të përgjigjet në pyetjen lidhur me përndjekjen politike në Maqedoni”, ka shkruar Gruevski.

Në letër Gruevski ka prekur edhe një propozim tjetër, nëse i pari për Hahn, Mogherinin, Mijatoviqin dhe Dollin nuk pranohet. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dërgojë mision në Maqedoni.