Ballina Aktualitet Humbja e Kiço Blushit, presidenti Meta: I pikëlluar prej lajmit, do mbetet...

Humbja e Kiço Blushit, presidenti Meta: I pikëlluar prej lajmit, do mbetet në kujtesë

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të shquar Kiço Blushi mbrëmjen e sotme.

“I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, dhimbjen e thellë për humbjen e shkrimtarit të shquar, krijuesit dhe veprimtarit publik, Kiço Blushi. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga përfaqësuesit më të denjë të “Brezit 1970”: prozator, kineast, publicist dhe botues. Kiço Blushi luajti role të rëndësishme publike dhe qytetare në momente kyç të historisë shqiptare, me angazhimin e tij të pabujë dhe fisnik.
I qoftë i përjetshëm nderimi ynë!” – shpreh ngushëllimin e tij Presidenti.