Ballina BOTA Humbi në park, gjendet i mbytur trupi i djalit 4 vjeçar shqiptar...

Humbi në park, gjendet i mbytur trupi i djalit 4 vjeçar shqiptar në Zvicër

Një ditë pasi u zhduk në Zvicër, djali 4-vjeçar shqiptar raportohet të jetë gjendur i mbytur. Djali i quajtur Zenel ishte zhdukur pasditen e datës 23 maj, ndërsa trupi i tij u gjend këtë pasdite në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare.

Mediet zviceriane, thanë se për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë rënë dy ditët e fundit në Aabach dhe Aare, rrymat e kanë marrë me shpejtësi trupin e fëmijës.