Ballina Kronikë Humbi krahun në shpërthimin e Gërdecit kur ishte vetëm 6 vjeç, rrëfimi...

Humbi krahun në shpërthimin e Gërdecit kur ishte vetëm 6 vjeç, rrëfimi prekës i Reginës pas 11 vitesh

Një fshat i rindërtuar me vila të larta dhe kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë.

Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre. Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë.

Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë. Humbi krahun në tragjedinë e Gërdecit kur ishte vetëm 6 vjeç, rrëfimi prekës i Reginës pas 11 vitesh.

Regina, 17 vjeç, është një nga personazhet e intervistuar. Ajo kujton dhe rrëfen të gjithë shpërthimin që ndodhi në Gërdec dhe sesi një predhë e goditi dhe e la pa ndjenja, moment ky që i ndryshoi të gjithë jetën. Ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.

Pas këtij momenti, Reginës i ka ecur jeta vetëm me gjilpëra në spital dhe me shpresën e rikuperimit për t’iu kthyer jetës normale, dhe pse mes kësaj lufte humbi njërin krah.

Në fakt aty mu dukte vetja shumë mirë, nuk e dija atë që kishte ndodhur, edhe ilaçet qetësuesit bënë punën e vetë. Por e kam kuptuar pak më vonë kur babi më tha mos u kthe nga ana tjetër se vritesh, dhe kur, më shtyu kureshtja e fëmijës pse të mos kthehem, dhe pastaj kur preka pjesën e krahut se kisha… Se unë nuk e shihja veten, as në pasqyrë as në ndonjë vend tjetër, isha me fasho, më dukej normale deri kur kuptova që se kisha”, rrëfen Regina Murati, ish-banore e Gërdecit.

Unë e pyeta për gjithë fëmijët e motrës, gjithë familjen me emra, ajo ishte shumë e saktë. E pyeta për çunin e xhajes, ngaqë ai ishte içik esmer, fëmijët i thonin Pëllumb i zi, Pëllumb e ka emrin ai, edhe i tha, ky është Pëllumbi i zi”, rrëfen Kujtim Murati, ish banor i Gërdecit, babai i Reginës.