Humbi jetën duke punuar, zbulohet identiteti i shqiptarit në Itali

59

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, i quajtur Agron Sulo ka humbur jetën në një aksident në punë. Ai ishte banues në Terni, Itali dhe punonte në një kompani private.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në San Gemini, shumë pak larg sheshit kryesor. Sipas mediave italiane mësohet se 60-vjeçari është shtypur në një mur nga automjeti i punës, i cili ishte parkuar në një zonë të pjerrët.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti urgjenca, por fatkeqësisht shqiptari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë policia e San Geminit po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Agron Sulo mbahet përshkruhet si një njeri i mirë, i përkushtuar në punë dhe i vlerësuar në profesionin e tij, një burrë dhe baba i dashur. Ai do të varroset në varrezat e Ternit në ditët në vijim, pas ekzaminimeve mjekësore.