Ballina Showbiz Humbi ish-gruan, reperi i njohur i pikëlluar në funeral

Humbi ish-gruan, reperi i njohur i pikëlluar në funeral

Ish-bashkëshortja e reperit të njohur P Diddy, u nda nga jeta disa ditë më parë. Modelja dhe aktorja e njohur Kim Porter, u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angelos.
Pas këtij lajmi të rëndë të gjithë janë shokuar dhe sigurisht ata që po e vuajnë më shumë janë familjarët dhe personat që e kanë njohur personalisht. Njëri prej tyre është reperi P.Diddy, i cili sipas mediave të huaja është i shkatërruar nga ky lajm i hidhur. Këtë gjë e vërtetojnë edhe fotot e shkrepura në ceremoninë mortore të modeles.

P.Diddy shfaqet i pikëlluar teksa sytë i mban gjatë gjithë kohës nga qielli. Mësohet se pasi të gjithë janë larguar ai ka shkuar pranë varrit të ish-bashkëshortes për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Kujtojmë se që nga dita që Kim ndërroi jetë, reperi e ka kujtuar vazhdimisht në rrjetet sociale më anë të postimeve.
“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth, por e kam të pamundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë”- ishte një nga postimet të pak ditëve më parë.