Humb jetën tragjikisht një 44-vjeçar shqiptar në Itali

47

Humb jetën tragjikisht një 44-vjeçar shqiptar në Itali. Ai ishte punëtor i një ndërmarrjeje pyjore dhe sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në pyjet e Pescolancianos.

Raportohet se shqiptari ishte duke prerë një pemë, por rrethanat se si humbi jetën nuk janë plotësisht të qarta.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, ndërsa për ngjarjen u lajmëruan edhe Trupat Kombëtarë të Shpëtimit, ndonëse ndërhyrja e tyre ishte e vështirë për shkak të terrenit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.