Humb jetën pasi doli nga spitali, policia heton ngjarjen

31

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një grua ka vdekur në banesë, menjëherë sapo kishte dalë nga spitali.

Në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.