Humb jetën një punëtor i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

48

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë është raportuar në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës.

55-vjeçari me inicialet K. P ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

I ndjeri ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, ndërsa është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.