Humb jetën në aksident 23-vjeçari, në gjendje të rëndë vëllai i tij

29

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren, ku një person ka vdekur dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Mjeti që drejtohej nga një 23-vjeçar ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mur, ndërkohë që lëndime trupore ka marrë dhe vëllai i tij, i cili është dërguar drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai ka thënë se viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin e aksidentit.