Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur në qytetin e Durrësit, Bashkim Sefa.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga ish-deputeti i PD në zonën e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.
Inxhinier Bashkimi Sefa vlerësohej si një nga mësuesit e përkushtuar dhe të talentuar.
Ai një jetë të tërë ka qenë i përkushtuar në arsim, duke edukuar breza të tërë në Shkollën Industriale Durrës.