Humb jetën biçiklisti në Durrës, përplaset nga makina

43

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në Shkozet të Durrësit.

Një person, me inicialet G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar 65-vjeçarin që po ecte me biçikletë.

Ky i fundit, ende i paidentifikuar, humbi jetën si pasojë e plagëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.