Horoskopi

Gaforrja, parashikimi i muajit Tetor 2019

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë DiellinGaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Gaforres, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Muajin e nisim me Diellin në shenjën e Peshores, shenjë në të cilën Dielli do jetë deri në datën 23 tetor. Siç e kam thënë dhe në story tek Harta Astrologjike, Peshorja për ju dhe për Bricjapin, përfaqëson ato fusha jete që ju i drejtoni vetë, kështu që ky është muaj i rehatshëm për ju, veçanërisht sepse fusha juaj astrologjike e jetës, pra ai aspekt i jetës që ju drejtoni, është e rehatshme. Ky është mauj gjatë të cilit do lidheni më shumë me shtëpinë tuaj, me pronat, familjarët. Do merreni me çeshtjet që lidhen me pronat e patundshme, gjithashtu mund të blini një makinë të re. këtë muaj doni ta bëni shtëpinë tuaj një ambjent ideal, do i kushtoni më shumë rëndësi e do gjeni më shumë kënaqësi aty.

Mërkuri më datë 3 tetor erdhi në shenjën e Akrepit ku do jetë deri në 9 dhjetor dhe për shenjën e Gaforres kjo do të thotë PASION, art, zbavitje, edhe pak spontanitet të rrezikshëm. Do jeni më të dhënë pas kënaqësisë, filozofisë, kuptimit të thellë të jetës dhe më pak të shqetësuar për detajet. Kjo ka të mirat e veta se ju nxit imagjinatën dhe inteligjencën për të shkruar e për tu treguar racionalë.

Plutoni më datë 3 u drejtua në shenjën e Bricjapit dhe kjo për ju do të thotë më shumë mundësi për punë, për të fituar kontratën që doni, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një kompani jashtë vendit ose jashtë qytetit tuaj. Prej çfarëdo bashkëpunimi që nisni këtëm uaj, dilni të kënaqur.

Marsi më datë 4 hyn në shenjën e Peshores ku do jetë deri më 19 nëntor. Kjo ju sjell paqe dhe kënqësi apo përmbushje emocionale. Jetën do e jetoni me më shumë dhembshuri dhe dashuri. Do kërkono për historinë e familjes, për kulturën e paraardhësve, mund të vizitoni vende që janë historike dhe në përgjithësi dita juaj do jetë pak më tradicionale. Edhe në shtëpi do mblidhni më shumë sende me të cilat lidheni emocionalisht, e që mund të jenë antike ose të vjetra.

Afërdita më datë 8 tetor vjen në shenjën e Akrepit ku do jetë deri më 1 nëntor. Do kesni më shumë dëshirë që të mësoni e të edukoheni mbi gjëra të natyrës shpirtërore, do doni që ta provoni pak më shumë fatin, të luani më shumë me paranë dhe të investoni. Do jeni më me pak gjithashtu.

Hëna do jetë e plotë në shenjën e Dashit më 13 tetor. Një fillim i ri në karrierë, i cili shkon shumë me energjinë e drejtimit të Plutonit në fushën e bashkëpunimit tuaj me të tjerët. Ka mundësi që të jetë më e lehtë që të ngriheni në detyrë apo në pozicion prej fjalës së mirë të dikujt me rëndësi, të dikujt që i dëgjohet fjala në shoqëri apo në kompaninë ku punoni.

Dielli më datë 23 tetor vjen në shenjën e Akrepit dhe një shenjën e Akrepit do jetë deri më 22 nëntor. Aftësia juaj për të krijuar e për të qënë inovatorë, do rritet në mënyrë të ndjeshme. Cfarëdo gjë e mirë që keni bërë në të shkuarën, do ju shpërblehet tani.

Hëna do jetë e re në shenjën e Akrepit më datë 28 tetor kështu që keni mundësinë të shijoni një fillim të ri në jetën tuaj, një fillim i cili do ju bëjë të ndjeheni të përmbushur në jetë. Do doni të luani më shumë, të punoni më pak, dhe edhe pse më pak, kreativiteti i kësaj periudhe do shumëfishohet dhe do fitoni më shumë se të tjerët thjesht sepse mund të tregoheni më të zgjuar se ta.

Mërkuri zmbrapset më datë 31 tetor e do vazhdojë deri në 20 nëntor. Kjo do jetë periudha gjatë të cilës nëse keni bërë ndonjë gabim në ato çeshtjet e dashurisë e të kreativitetit, biznesit tuaj, do ju duhet të ngadalësoni hapin e të bëni rregullime.

Qiell të mbarë.

Nëse doni të merrni pjesë në Konferencën e Parë të Astrologjisë në Shqipëri të drejtuar nga profesorë të fushës, në datat 19-20 Tetor (e shtunë – e dielë) në Hotel Tirana, shkruani shpejt. Dërgoni një mesazh në faqen Horoscope ose Harta Astrologjike në Facebook ose Instagram. Vendet në sallë janë të limituar.

Jeni të interesuar për parashikim personal astrologjik? Klikoni mbi: Harta Astrologjike për të mësuar se si të bëni porosinë tuaj

Më ndiqni në YouTube në kanalin: Esmeralda

Doni të lexoni një libër të bukur fantazi? Dërgoni një mesazh për të porositur romanin Ajlen në faqen: AJLEN – libri roman

Ky intepretim mujor astrologjik realizohet nga administratorja e faqes Horoscope dhe Harta Astrologjike

Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.

nextal

Shto nje Koment

Klikoni këtu për të postuar një koment

Diamma Resort

Marion