Ballina Horoskopi HOROSKOPI/ Venusi në Akrep nxjerr në shesh tradhtitë; Këto janë tre shenjat...

HOROSKOPI/ Venusi në Akrep nxjerr në shesh tradhtitë; Këto janë tre shenjat që do kalojnë periudhën më të vështirë

Jemi në sezonin e Peshores dhe dashuria është në ajër ! Venusi ka qenë në shenëjën e tij për disa javë, por tani që është pozicionuar në Akrep, gjërat do të bëhen edhe më serioze me personin e zemrës. Do të dëshironi të hidhni hapa të sigurt drejt së ardhmes e yjet ju favorizojnë. Shenjat e ujit Akrepi, Gaforrja dhe Peshqit do të kalojnë kohën më të bukur, ndërkohë që Demi, Ujori dhe Luani mund të kenë probleme.

Venusi përfaqëson dashurinë, kënaqësinë dhe bukurinë. Akrepi, nga ana tjetër, ka energji obsesive dhe pak paranojake, kështu që kur Venusi është në Akrep, komunikimi, hapja tek njerëzit e afërt nuk është gjithmonë e lehtë! Sidoqoftë, Akrepi është gjithashtu një shenjë shumë seksuale dhe pasionante me një thellësi emocionale të pakrahasueshme. Kësisoj lidhjet do të shkojnë në një nivel më të thellë, më shpirtëror.

Energjia e Akrepit nuk ka të bëjë me asgjë tjetër përveç të vërtetës së mirëfilltë. Tani, ju jeni zhytur thellë në zakonet, ndjenjat dhe nënndërgjegjen dhe vendimet që do të merrni për sa i përket jetës suaj të dashurisë nuk do të jenë aq të lehta.

Po kështu, çdo pjesë e errët e marrëdhënies suaj si xhelozia, sekretet e fshehura, apo edhe tradhtitë do të dalin në shesh.

Javët e ardhshme të Venusit në Akrep do të jenë intensive, dhe me afrimin e sezonit të Akrepit jeta do bëhet gjithnjë e më emocionuese! Pavarësisht nëse jeni i dashuruar, beqar apo në kërkim, të gjithë do të kalojnë një periudhë transformimi. Në fund të kësaj, ju mund të ndjeni sikur jeni një person krejtësisht i ndryshëm ose marrëdhënia juaj ka ndryshuar tërësisht! Kjo nuk është e keqe apo e mirë, është ashtu siç është.