Ballina Horoskopi Horoskopi për ditën e nesërme, 26 shkurt 2019

Horoskopi për ditën e nesërme, 26 shkurt 2019

DASHI

Duhet thënë se jeni mirë, por keni edhe një shqetësim të caktuar që ju e mbani brenda. Mundësitë duhet të rroken në kohën e duhur, por nganjëherë agjitacioni merr frenat tuaja. Hëna është e favorshme këtë të martë, por ka shumë gjëra për të bërë dhe energjia është e pakët. Më mirë që të shtyni disa debate për nesër.

DEMI

Shenja juaj duket të jetë në një pedanë, drejt një të ardhmeje të madhe dhe kjo sigurisht që është një ditë e dobishme. Duket një javë ideale për ata që duan të bëjnë një projekt. Mund të merrni stimulim nga njerëz të ndryshëm nga ju, si Akrepi ose Luani. E enjtja dhe e premtja janë ditë të përshtatshme për takime.

BINJAKËT

Do të jetë një fillim jave pak i ndrydhur për ju që jeni në kërkim për një grimë e qetësie, sidomos në nivel pune. Kohët e fundit ka pasur ndryshime, ato nuk kanë qenë të lehta për t’u menaxhuar. Është e mundur që të bëni shumë gjëra për të cilat nuk ndiheni të sigurt. Ditë mjaft kaotike, keni nevojë për më shumë rregull, si në familje, ashtu edhe në dashuri.

GAFORRJA

Kohët e fundit ju nevojitet dashuri, por nuk janë shumë ata që mund të thonë se janë dashur si do të donin. Ka edhe nga ata që dëshirojnë të ndryshojnë një marrëdhënie dhe tani janë penduar. Kush është vetëm nuk dëshiron të jetojë marrëdhënie të qëndrueshme. Në këtë ditë të martë gjërat përmirësohen krahasuar me të hënën, por mendimet janë ende mjaft të çrregullta.

LUANI

E marta ju jep energji për të shitur dhe gjithashtu do të keni shumë për të bërë të mërkurën. Yjet janë të mirë dhe më në fund ndiheni më të lirë, me një dëshirë të madhe për të vepruar dhe reaguar. Kështu që do të keni rrugë të lirë, si në dashuri, edhe për ndjenjat. Mos u kënaqni me propozimet e njerëzve, duhet të kuptoni nëse ka një problem që lidhet me kriticizmin tuaj apo atë ndaj të tjerëve.

VIRGJËRESHA

Këto ditë janë paksa stresuese. Njerëzit që kanë biznesin e tyre ose kanë një punë në të cilën ata udhëtojnë shpesh mund të jenë nën presion. Kriticizëm edhe për studentët të cilët duhet të përballen me disa teste. Gjendja e agjitacionit zakonisht nuk shihet, por brenda vetes ju keni disa probleme dhe duhet të merreni me to. Në 48 orët e ardhshme ju duhet të bëni gjëra me qetësi dhe të shmangni situata të rrezikshme.

PESHORJA

Yjet janë premtues dhe ju mund të hiqni qafe ndonjë peshë edhe menjëherë, pasi e mërkura do të jetë një ditë më pak e zjarrtë. Në këtë ditë do të keni mundësi të dialogoni dhe të ballafaqoheni si në fushën e punës, ashtu edhe në atë sentimentale. Një dashuri mund të rikthehet në mars, kur edhe ata që janë vetëm do të jenë të favorizuar.

AKREPI

Në këtë ditë ka një vështirësi të caktuar në marrëdhënien me të tjerët, rekomandimi është të bëni kujdes. Ndoshta keni fjetur keq, ose ka pasur një moment parehatie me të tjerët. Do të jetë një e martë me presion, ndoshta edhe në nivel ekonomik, më mirë të përpiqeni të ruani qetësinë.

SHIGJETARI

Hëna është në shenjë dhe kjo kontribuon në rimëkëmbjen psiko-fizike. Duhet thënë megjithatë se energjia nuk është shumë e madhe në këto ditë dhe në dashuri ka shumë dyshime. Por fundjava do të sjellë ngazëllim dhe e diela do të jetë një ditë ideale për të dashur.

BRICJAPI

Saturni është ende në shenjë dhe kjo tregon një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Ka pak shqetësime për shkak të problemeve personale ose problemeve që lidhen me njerëzit rreth jush. Por ka vullnet për të zgjidhur problemet më të vështira dhe ato nuk ju dekurajojnë. Mes të enjtes dhe të shtunës mund të bëni një lëvizje që do të sjellë një situatë në favorin tuaj dhe do të jeni fitues.

UJORI

Takimet nuk duhet të nënvlerësohen si për miqësinë, ashtu edhe për dashurinë. Marsi po afrohet dhe Venusi do të marrë pjesë aktive. Është pothuajse e pamundur të arrihet lumturia, por gëzimet e vogla po. Të dielën, Hëna do të jetë në shenjë dhe lajmi i mirë mund të arrijë deri në fund të javës.

PESHQIT

Njerëzit e kësaj shenje ndonjëherë e gjejnë veten të zhytur në mendime. Venusi është në një pozitë interesante dhe do të jetë edhe më shumë në dy muajt e ardhshëm. Nëse nuk jeni të lidhur ende hidhni sytë përreth, do të vijnë miqësi intriguese, por vetëm nëse dëshironi.