Horoskopi nga Paolo Fox për ditën e enjte, 21 tetor 2021

53

Dashi

Së fundi nuk ka qenë një periudhë e lehtë për marrëdhënie, por tani do të kthehet sërish mbarëvajtja dhe lidhjet tuaja do të lulëzojnë sërish. Në punë, nga ana tjetër, doni të përmirësoni pozicionin tuaj dhe se ç’ju ka hipur në kokë, sepse ndjeni një dëshirë të fortë për risi.

Demi

Në dashuri, me Hënën në shenjën tuaj, një miqësi e bukur mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Në punë, nga ana tjetër, nëse duhet të investoni në një projekt, mendojeni mirë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme.

Binjakët

Në dashuri ka të ngjarë që po testoni një person, po e vini në provë atë. Në punë, nga ana tjetër, këtë të enjte 21 keni shumë energji, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë!

Gaforrja

Deri në fund të tetorit nëse keni mosmarrëveshje me partnerin/en do të jetë mirë t’i sqaroni ato. Në punë, megjithatë, nuk do të ketë as ndryshime, por dhe as lajme të mira.

Luani

Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat. Në punë, megjithatë, ndryshimet janë të mundshme, sidomos në drejtim, duket se do të ndërroni shef!

Virgjëresha

Në dashuri është koha për të sqaruar çdo çështje të pazgjidhur. Në punë, megjithatë, mund të ketë vonesa të vogla që lidhen me paratë dhe me thënë të drejtën ju prishin pak punë.

Akrepi

Këto janë ditë pak të rënda për ndjenjat dhe zemrën, përpiquni të qëndroni larg debateve dhe gërricjeve. Në punë, nga ana tjetër, Hënën e keni në dizavantazh dhe ajo po sinjalizon shumë keqkuptime që mund të hasni.

Shigjetari

Nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, mos e provokoni dhe as mos folni me kunja, por, merrni guxim dhe flisni hapur për këtë. Në punë, do të jetë një ditë e rëndësishme në të cilën mund të kuptoni në cilin drejtim do të shkojë e ardhmja juaj.

Bricjapi

Në dashuri ka lindur një ndjenjë, duket si një miqësi e bukur, por mund të rezultojë në diçka më shumë. Në punë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek ju, por kini kujdes, dikush mund të përfitojë nga kjo.

Ujori

Në dashuri, shtyni debatet që keni në kokë dhe lërini për të Shtunën, Hëna që nuk e keni në avantazh, mund të krijojë shumë probleme. Në punë, të mos bësh diçka që nuk të pëlqen do të jetë kundërproduktive ndaj përshtatuni pak.

Peshqit

Nëse ka debat në dashuri, përpiquni që çështjet e diskutueshme t’i zgjidhni këtë të enjte. Në punë, megjithatë, çdo çështje e hapur duket se do të zgjidhet në Nëntor.