Horoskopi javor për periudhën nga 19 – 26 tetor

1009

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03 – 20.04)
Puna: Keni përqendruar vëmendjen te disa risi në afarizëm dhe po gjeni metoda interesante të cilat e përcaktojnë rrjedhën e punës. Vështirësitë me eprorët do të manifestohen, në rend të parë, nëpërmjet presionit që puna duhet patjetër të përfundohet para afatit. Veç kësaj, pakënaqësi të mëdha mund të shfaqen nëse puna juaj ka lidhje me komunikimet apo me cilëndo qoftë formë të komunikacionit.

Shëndeti: Kujdes nga viruset.

Dashuria: Nëse i lejoni vetes që nervozizmin dhe tendosjen tuaj ta emetoni te partneri, ekziston shans i madh që krizën, e cila mund të jetë afatshkurtër, ta thelloni dhe në atë mënyrë edhe ta zgjasni. Me ndihmën e një miku do ta ktheni optimizmin, edhe pse problemet reale akoma mbeten të pazgjidhura.

DEMI (21.04 – 21.05)
Puna: Madje edhe për fitimin më të vogël duhet patjetër të angazhoheni. Mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë, në punën, mundin dhe sakrificat tuaja. Vetëm në atë mënyrë do të arrini sukses të kënaqshëm. Do të keni probleme me eprorët. Nga fundi i javës, është i mundshëm një përmirësim i vogël i humorit, edhe pse disa probleme ende ekzistojnë.

Shëndeti: Dhembjet e fytit.

Dashuria: Në tërësi jeni të përqendruar në situatën, e cila po zhvillohet brenda familjes suaj. Janë të mundshme edhe disa ndryshime të dhunshme ndaj të cilave ju, deshët apo jo, patjetër duhet të reagoni. Keni prirje t’i zmadhoni probleme – prandaj mendoni dy herë para se të vendosni për diçka.

Paranoja e meshkujve i çon femrat drejt tradhtisë

BINJAKËT (22.05 – 21.06)
Puna: Është i mundshëm një fitim i rëndësishëm, mirëpo njëherësh edhe shpenzime në të cilat nuk keni llogaritur. Të mos ju shkojë mendja që do të mund t’i zvarrisni pagesën e llogarive. Cilado qoftë ide mbi kombinimet monetare, ta keni të qartë, do të jetë e pamundshme. Këto ditë duhet të jeni posaçërisht i disiplinuar, madje edhe në situatat të cilat mund t’ju duken të parëndësishme.

Shëndeti: Probleme me mushkëritë.

Dashuria: Keni arritur deri te ajo pikë kur është e nevojshme ta rishikoni jetën tuaj dashurore. Personi i dashur po ju dërgon sinjale të vogla që diçka e rëndësishme tek ai po ndryshon. Ato ndryshime të vogla janë shenjë e asaj që do të vijë më pas. Çfarëdo qëndrimi që të merrni, jeni në prag të periudhës gjatë së cilës statusi juaj i partneritetit do të ndryshojë.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)
Puna: Jeni të ngarkuar me obligime të shumta të cilat, këto ditë, nuk ju pëlqejnë. Mund të gjendeni në mes të një grupi të madh njerëzish, të mbërthyer në biseda të cilat kanë të bëjnë me afarizmin tuaj. Mos u nxitoni, sepse realizimi i atyre bisedimeve do të shtyhet për më vonë. Vendimet patjetër duhet të merrni vetë. Distancohuni me kohë nga ndikimet e jashtme, sepse në këtë periudhë nuk ju janë të nevojshme.

Shëndeti: Probleme me lukthin.

Dashuria: Në planin e dashurisë arrijnë shqetësime, por edhe strese. Personi i dashur nuk po arrin të ndjekë tempin kaotik në të cilin keni rënë kohëve të fundit. Për shkak të mungesës së komunikimit, janë të mundshme mosmarrëveshjet, të cilat, nëse nuk i zgjidhni me kohë, do të shndërrohen në konflikt serioz.

LUANI (23.07 – 22.08)
Puna: Do të arrini t’i shmangni kontaktet me personat të cilët ju krijojnë probleme. Megjithatë, afarizmi nuk pranon sjelljen e tillë, andaj, do të jeni të detyruar t’i duroni disa njerëz. Do t’ju befasojnë se çfarë keni mundur të humbni po të mos i kishit respektuar dhe dëgjuar. Nuk keni durim për punë. Këto ditë gjithnjë e më shumë ju tërheq ideja për një pushim të shkurtër.

Shëndeti: Probleme me pagjumësinë.

Dashuria: Keni nevojë të domosdoshme për një pushim, mirëpo më mirë është që të përmbaheni, sepse nuk është periudhë e volitshme për ndryshime të tilla. Afrojuni partnerit në mënyrë të disiplinuar dhe me durim, vetëm në këtë mënyrë mund të shmangni problemet të cilat paralajmërojnë mundësinë e ndonjë kthese, e cila mund të jetë madje edhe ndërprerja e lidhjes.

VIRGJËRESHA (23.08.-22.09)

Puna: Bëhuni gati për vendime të rëndësishme. Nuk është koha për dilema, është e nevojshme të reagoni shpejt dhe të pranoni ofertën e parë e cila arrin në këtë periudhë. Ndoshta, në fillim çdo gjë do t’ju duket e ngadalshme dhe jo e mirë, mirëpo në afat të gjatë çdo gjë që tani e inicioni, do të ketë potencial që në të ardhmen të shndërrohet në punë serioze dhe fitimprurëse. Bëhuni të qëndrueshëm dhe do të keni sukses.

Shëndeti: Dhembje të shpinës, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Lehtë po hiqni dorë. Kur hasni në pengesën e parë, ju e konsideroni të parëndësishme në mënyrë që të mbuloni pasigurinë tuaj. Para se sërish të veproni, studiojeni veten se çfarë ju është më e rëndësishme, krenaria dhe kotësia juaj apo qëllimi i fundit nga i cili keni hequr dorë.

PESHORJA (23.09.-22.10)
Puna: Në krahët e humorit të mirë nga pak po humbni pikëpamjen mbi mundësitë reale të cilat janë para jush. Planet dhe ambiciet e mëdha mund të pengohen me vendimet e papritura të pavolitshme të eprorëve, të cilët idenë tuaj fare nuk e kuptojnë dhe e përjashtojnë që në start. Çdo gjë që këto ditë do të filloni do të shkojë keq dhe do të jetë e ngarkuar me pengesa të papritura.

Shëndeti: Kujdes nga viruset.

Dashuria: Krahas atmosferës së tendosur e cila pasqyron jetën tuaj profesionale, por edhe marrëdhëniet emocionale po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme. Personi i dashur është nën tension, por janë të mundshme edhe pakënaqësi të shumta nëse filloni të justifikoheni. Jeni në fazën e moskuptimeve të plota emocionale.

AKREPI (23.10.- 22.11)
Puna: Jeni të ngarkuar me tempin i cili po ju ndjek tashmë një kohë të caktuar. Po ju dekurajojnë kërkesat nga të gjitha anët, si edhe obligimet monetare të cilat janë grumbulluar. Mos i fajësoni të tjerët. Vetë i keni marrë të gjitha mbi vete, andaj tani është koha që të mos dorëzoheni. Krahas gjithë kësaj, ju ofrohen edhe obligime të reja. Ngadalësoni pak dhe mos pranoni çdo gjë që ju ofrohet, sepse nuk jeni ju i gjithanshmi.

Shëndeti: Mund të përballeni me alergji.

Dashuria: Gjithnjë e më shumë po mendoni për personin i cili në asnjë mënyrë nuk është për ju. Më mirë është të përmbaheni. Nuk është periudhë e volitshme për kurrfarë veprimesh të fshehta, do të zbuloheni. Përballuni me sfidat, vetëm duke u përballur me to do të shmangni aspektet e pakëndshme të cilat mund t’jua komplikojnë jetën dashurore.

SHIGJETARI (23.11.-12.12)
Puna: Këto janë ditët kur ju hapen mundësitë që vetes t’i jepni pak pushim, të ikni nga puna dhe t’i kaloni orë të tëra në shoqëri me miqtë të cilët nuk ju ngarkojnë. Puna nuk do të ikë, ndërkaq ju do të ktheheni të freskët. Veç kësaj, përpiquni që këto ditë t’i shlyeni disa obligime të vjetra financiare dhe t’i përfundoni njëherë e përgjithmonë.

Shëndeti: Probleme me sinuset.

Dashuria: Te ju seriozisht po rritet tensioni, sepse po përballeni me sfida të mëdha të cilat duhet patjetër t’i zgjidhni. Funksiononi mirë kur jeni nën presion, mirëpo në çastin kur gjërat i përfundoni, ju bie dukshëm energjia. Të parin që do ta sulmoni për shkak të pakënaqësive do të jetë personi i dashur.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)
Puna: Do të keni lajme të mira të cilat kanë të bëjnë me ndonjë punë nga e kaluara. Informatat arrijnë nga personat me të cilët ju lidh afarizmi. Nëse tema e gjithë situatës është paksa e paqartë, kujdesuni. Mund t’u ekspozoheni manipulimeve dhe gënjeshtrave të cilat do t’ju tronditin. Pritjet tuaja reduktoni në minimum, në mënyrë që në fund të mos dëmtoheni.

Shëndeti: Dhembja e eshtrave.

Dashuria: Jeni të detyruar që orë të tëra t’i kaloni në rrethin e njerëzve të cilët nuk ju shfaqin respekt, ndërkaq ju konsideroni që e meritoni. Në gjithë këto partneri ju bën presion, andaj pakënaqësia juaj mund të shkojë në drejtim krejtësisht të gabueshëm. Sado që të sfidoheni, mos reagoni dhe heshtni.

UJORI (21.01.-19.02)
Puna: Para jush qëndrojnë problemet me bashkëpunëtorët. Karriera juaj do të mund të ketë rënie, nëse hyni në aksione pa u menduar mirë. Mos i thelloni armiqësitë me njerëzit nga të cilët vareni. Nuk është koha për zgjidhje të çfarëdo konfuzioni. Sinqeriteti juaj nuk do t’ju sjellë fitore, pa marrë parasysh sa keni të drejtë.

Shëndeti: Kujdes me ilaçet.

Dashuria: U jeni dorëzuar iluzioneve, me vetëdije po i lejoni vetes që t’ju mposht fantazia reale. Po e interpretoni gabimisht mirësinë e një personi i cili me sjelljen e tij njerëzore dërgon porosi që ju respekton, ndërkaq ju besoni që fjala është për sinjale dashurie.

PESHQIT (20.02. – 20.03)
Puna: Lajme të papritura mund t’ju turbullojnë tërësisht mendjen. Përkushtimi juaj i plotë ndaj një teme të caktuar mund t’ju kushtojë shumë këto ditë, nëse lejoni që t’ju ikin detajet e rëndësishme që kanë të bëjnë me punën të cilën e bëni çdo ditë. Nëse jeni në fillim të një projekti të ri, ju hapet mundësia që një fazë ta çoni deri në fund. Suksesi ju pret, mirëpo nëpërmjet një kompromisi të dhembshëm.

Shëndeti: Dhembje koke.

Dashuria: Në qendër të vëmendjes ju janë marrëdhëniet familjare, qoftë kur kanë të bëjnë me familjen tuaj apo me familjen e partnerit. Sakrifikimi është diçka që pritet nga ju, mirëpo këtë herë nuk jeni të sigurt a është i domosdoshëm angazhimi juaj. Më me dëshirë do t’ia përkushtonit kohën vetes, larg të të gjithëve, pastaj larg edhe nga më të afërmit.