Ballina Uncategorized Horoskopi i Paolo Fox, 16 nëntor 2018

Horoskopi i Paolo Fox, 16 nëntor 2018

DASHI

Kjo javë mbyllet me Hënën në shenjë dhe kjo është shumë interesante. Marrëdhëniet me të tjerët do të favorizohen gjatë fundjavës dhe gjithashtu do të ketë njohje të reja. Dikush që pati probleme gjatë verës tani është koha për t’u kthyer të qetësohet. Njerëzit ju vërejnë më shumë në këtë fazë, gjithashtu sepse mund të shfaqeni me polemika konstruktive. Lajme do ju vijnë së shpejti.

DEMI

Në fundjavë do të ishte mirë të rizbulohej pak pasion. Ata që kanë lindur nën shenjën e Demit janë shumë të lidhur me familjen. Planeti Mars do t’i ndihmojë njerëzit të lindur në fund të prillit dhe do të jetë më e lehtë për ta për të gjetur dashuri. Në këtë fazë do të ketë një ndryshim në jetën tuaj, madje edhe prej nevojës. Do ju duhet një frymë përshtatjeje, sepse mund të ndryshojnë shumë gjëra.

BINJAKET

E premtja dhe e shtuna nuk do të jenë ditë të favorshme për dashurinë, sidomos për ata që kanë patur tashmë një farë lodhje, prej konflikteve. Që në mëngjes do të keni një sjellje më agresive se zakonisht, në kuptimin verbal. Diçka ju ka mërzitur ndaj dita do ju shkojë me më shumë zemërim dhe më pak buzëqeshje. Nga e diela do të rekuperoni.

GAFORRJA

Gjatë pjesës së parë të javës disa kanë përjetuar disa tensione dhe shpesh janë gjendur duke debatuar. Por mos kini frikë, e shtuna dhe e diela do jenë ditë interesante sa i përket ndjenjave. Marsi dhe Hëna do jenë në favor dhe me ndihmën e tyre, mund të afroheni me një person që është larguar prej jush. Në dashuri keni nevojë për dikë që t’ju lexojë me sy. Nuk është e lehtë të kuptoni atë që ndjeni, as edhe për ju vetë.

LUANI

Kjo javë ishte shumë e rëndësishme sidomos për sferën emocionale. Shumë prej jush do të takohen me gjysmën e tyre të ëmbël, edhe për të qartësuar disa aspekte të paqarta të marrëdhënies. Kush është vetëm do të gjejë tokë pjellore për të gjetur një shpirt binjak. Kush tashmë ka një dashuri mund të vërë vulën, duke planifikuar një shtatzëni ose një bashkëjetesë. Luanët janë djegur në periudhën e fundit nga ndjenjat. Në dy verat e fundit, ka pasur shumë zhgënjime dhe kontradikta. Kjo kohë ka marrë fund.

VIRGJERESHA

Këtë fundjavë mund të ketë pakënaqësi. Në këtë fazë ju jeni shumë të përkushtuar për të punuar. Të gjithë ata që kanë bërë shumë, do të kuptojnë se është e rëndësishme t’i kushtojnë më shumë hapësirë ​​jetës së tyre private, që në këtë fazë të fundit ju e keni lënë shumë pas dore. Dy ditë mbylljeje dhe reflektimesh për të shmangur acarimet dhe trazirat e shpirtit tuaj.

PESHORJA

Këtë fundjavë do të përjetoni një sukses të vogël. Gjithçka që po bëni kërkon shumë mund, mbi të gjitha për ata që punojnë në autonomi të plotë. Jeni të lodhur sepse ju ndodh shpesh që riparoni dëmet që bëjnë të tjerët. Shpesh duhet të mbroni dikë që nuk bën detyrën e vet. Shumë të lindur në shenjën e Peshores kanë ndjesinë se rrethohen nga të paaftë, apo njerëz që notojnë kundër rrymës.

AKREPI

Një nga ditët më të mira të javës do të jetë pikërisht e premtja. Shenja e Akrepit ka shumë intuitë. Shpesh falë një intuite, kuptoni se ka një zgjidhje që duhet përshtatur dhe që ka ardhur momenti të veproni. Do të jenë dy ditë shumë të forta edhe nga pikëpamja e emocioneve dhe ndjenjave.

SHIGJETARI

Do të jetë një e premte në të cilën nuk do të mungojë vendosmëria, por edhe nervozizmi. Ju jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm për të vlerësuar detajet e gjithçkaje, sepse nuk do t’ju mungojë kthjelltësia nga pikëpamja e përqendrimit. Por duhet të pyesni veten nëse jeni të rrethuar nga njerëzit e duhur. Në dashuri, nëse mendoni se dikush nuk është në anën tuaj, mund të largoheni.

BRICJAPI

Kohë më parë ka pasur nevojë për të sqaruar. Të gjitha lidhjet dhe marrëdhëniet që nuk kanë sjellë qartësi janë përjashtuar nga jeta juaj. Bricjapi është një shenjë e vështirë në trajtimin e situatave. Në përgjithësi ju jeni në gjendje të thoni jo në situata stresuese, por është gjithashtu e vërtetë që shpesh hidhni hapin më larg se sa duhet. Ju nuk keni mungesë të vendosmërisë, por nëse jeni duke bërë gjëra që nuk pajtohen me zemrën dhe mendjen, me kalimin e kohës mund t’ju shkaktojnë siklet.

UJORI

Në këtë fundjavë nuk do ju mungojnë rastet e gëzimit dhe buzëqeshjet. Keni nevojë për pozitivitet, duke parë situatën e kohëve të fundit. E diela do jetë një ditë interesante edhe pse nuk mund të thuhet që nga pikëpamja e marrëdhënieve sociale, ju jeni më të fortë. Gjithçka që ka lindur në të kaluarën duhet përshtatur. Kjo është koha e duhur për të sajuar diçka të re, apo për t’i besuar më shumë intuitës suaj.

PESHQIT

Hëna gjendet në shenjën tuaj. Janë ditë më të mira krahasuar me ato të fillimit të javës. Në këtë fazë jeni gjithmonë në kërkim të një zgjidhjeje. Fatkeqësisht puna juaj nuk varet nga veprimet tuaja, por nga të tjerët. Problemi janë pikërisht dëmet e shkaktuar nga të tjerët që nuk riparohen gjithmonë. Jeni në pritje të zhvillimeve. E shtuna në mbrëmje do të jetë një ditë e rëndësishme edhe për ndjenjat