Horoskopi i ditës së nesërme, e shtunë 10 tetor! Si do të nisë fundjava për ju?

65

Dashi

Ju pret një fundjavë e mbushur me nervozizëm në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni debatet. Në punë e shtuna do të jetë nën ritmin e duhur. Me një person të lindur në shenjën e peshqve ose akrepit mund të keni keqkuptime.

Demi

Nëse ka ndonjë problem në dashuri, mundohuni që ta zgjidhni. Ndërsa në punë duhet të ruani qetësinë. Prisni edhe pak, pasi zgjidhjet nuk do të vonojnë.

Binjakët

E shtuna do të jetë e mbushur me nervozizëm në dashuri. Duket se do ju duhet të bëni punë, për të sheshuar distancën me partnerin/en. Sa i takon punës, mundësitë e mira nuk do të vonojnë në vijim.

Gaforrja

Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj, ndaj nëse duhet të flisni për çështje të rëndësishme, bëjeni. E shtuna është mjaft e favorshme për ndjenjat. Në sferën profesionale, mund të ketë takime të favorshme. Ka ardhur momenti që të zgjeroni njohjet.

Luani

Duke nisur nga e shtuna, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, por mundohuni që të shmangni komplikimet. Në punë nuk duhet të bëni shumë, pasi momentet e vështira do të kalojnë gradualisht.

Virgjëresha

Gjatë kësaj periudhe mund të lindin histori të bukura dashurie, të destinuara për tu shndërruar në të rëndësishme. Në punë mundohuni që të jeni të kujdesshëm dhe mos lini që t’iu ikë një mundësi e mirë.

Peshorja

Duhet të përpiqeni të mos diskutoni për arsye banale, në mënyrë që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Në punë, nuk duhet të tregoheni të nxituar.

Akrepi

Kjo e shtunë është dita e ballafaqimeve. Ju pret një ditë intriguese edhe në lidhjet rastësore. Ndërsa në punë ka disa probleme, të cilat kërkojnë pak kohë për tu zgjidhur.

Shigjetari

Venusi nuk është ende në favorin tuaj, por gjatë kësaj dite nuk do të mungojë dëshira për dialog. Në punë duhet të mundoheni që të ruani qetësinë dhe ti ndërtoni gjërat, ditë pas dite.

Bricjapi

Hënën e keni kundër, ndërkohë që ju pret një ditë e vështirë për ndjenjat. Në punë nuk do të mungojnë mundësitë, sidomos nëse jeni në kontakt me shumë njerëz.

Ujori

Dikush mund të mos jetë sjellë siç duhet me ju, duke përfituar nga mirësia që keni treguar. Në punë do të jeni shumë energjik, por bëni kujdes që të mos e shndërroni energjinë në inat.

Peshqit

Ju pret një e shtunë pozitive për dashurinë, por mbani parasysh se Venusin e keni ende kundër. Në punë, nëse ka persona që mund t’iu ndihmojnë, ka ardhur momenti që t’iu kërkoni një dorë.