Ballina Horoskopi Horoskopi ditor, e mërkurë 23 tetor 2019

Horoskopi ditor, e mërkurë 23 tetor 2019

Dashi

Jeni lodhur nga mënyra se si po shkon jeta? Është koha për një transformim dramatik. Të hiqni dorë nga një zakon i keq, të filloni një stil jete të ndryshëm ose të ndryshoni karrierën, janë disa mundësi. Vullneti juaj është më i fortë se kurrë. Përdoreni atë për të fituar lumturinë. Nëse një mik ka rënë nën magjinë e një manipuluesi, bëjini një paralajmërim. Mund të mos ju dëgjojë në fillim. Jini këmbëngulës. Përfundimisht, ai do ta kuptojë se instinktet tuaja kishin të drejtë.

Demi

Ju i respektoni të drejtat e të tjerëve, duke mos iu imponuar. Si rezultat, njerëzit më të talentuar të fushës janë të gatshëm të punojnë me ju. Do krijojnë punë mbresëlënëse bashkë me ju. Një i dashur do t’ju kërkojë të ndërmjetësoni një mosmarrëveshje. Jeni i mirë për të dëgjuar të gjitha pikëpamjet dhe më pas të krijoni opinionin tuaj. Njerëzit e admirojnë gjykimin tuaj dhe jua ndjekin këshillat.

Binjakët

A po kërkoni një punë? Do të merrni të paktën një ofertë të shkëlqyer. Mos u shqetësoni nëse puna ju paguan në bazë të përqindjeve. Ju jeni i zoti me shitjet. Fillimi i një regjimi shëndetësor këshillohet shumë. Kur nuk bëni plane të detajuara, harroni të bëni ushtrime dhe hani ushqime të shpejta. Vendosini vetes një orar, edhe nëse në fillim ju duhet diçka e mërzitshme. Trupi juaj do t’ju falënderojë për këtë.

Gaforrja

Lëreni pak punën pas dore dhe argëtohuni. Keni qenë gjithmonë shumë të ndërgjegjshëm për punën dhe të përkushtuar. Keni harruar të kaloni ca orë të lira. Shkoni me pushime, blini gjëra të bukura, luani sport dhe zhvilloni projekte krijuese. A jeni në kërkim të dashurisë? Do ta gjeni me dikë që e bën zemrën tuaj të rrahë fort.

Luani

Një takim me familjen është ide e shkëlqyer. Gjithmonë keni dashur të rrethoheni nga njerëz që i keni njohur prej vitesh. Ata ju bëjnë të ndiheni të sigurt. Nëse jetoni larg nga familja, ndërtoni një komunitet miqsh, fqinjësh dhe kolegësh. Çdokush ka nevojë për njerëz. Nëse jeni koleksionist do gjeni disa sende të bukura. Ecni përpara dhe shpenzoni më shumë para se zakonisht. E keni merituar këtë.

Virgjëresha

Ndjekja e një kursi arti do t`ju ndihmojë për të arritur rezultate të mira. Keni qenë të bekuar me një imagjinatë të fuqishme. Mësuesi do ta dallojë menjëherë talentin tuaj. Shpresat tuaja do të rriten nga komplimentat e këtij mësuesi. Kohët e fundit keni hyrë në një lidhje? I dashuri do t`ju bëjë presion për ta çuar lidhjen në një fazë serioze, por ju nuk jeni gati. Qetësohuni dhe mos e bëni. Zemra do t`ju thotë vetë kur të jetë momenti i duhur.

Peshorja

Nëse keni dashur ndonjëherë të bëheni të pavarur financiarisht, do të jeni në gjendje ta arrini këtë qëllim. Kur bëni atë që doni, paratë vijnë. Punoni shumë më mirë në fusha krijuese. Durimi është virtyti juaj. Ndërkohë që të tjerët vrapojnë pas parave, ju qëndroni të përqendruar në qëllimin tuaj. Si rezultat, niveli i suksesit është shumë më i fortë. Kthejeni një vesh të shurdhër ndaj cinikëve. Ata e kanë gjithmonë gabim.

Akrepi

Jeni gati të dilni nga hija dhe të dilni në qendër të vëmendjes. Njerëzit tërhiqen nga misteri juaj. Nëse po kërkoni dashurinë, paratë, apo një punë pak rëndësi ka. Do tërhiqni mundësi në çdo hap. Kjo është një kohë e shkëlqyer për t`i rrëfyer dikujt që e pëlqeni, për të aplikuar për një punë ose për të paraqitur një vepër tuajën për shqyrtim.

Shigjetari

Dëshironi pak vetmi, paqe dhe qetësi. Kjo është e pazakontë për një njeri social si ju. Edhe ju i doni disa ditë pushim. Shkoni në një vend privat, bisedoni me veten. Do kujtoni disa ëndrra nga të cilat keni hequr dorë. Luftoni frikën tuaj. Është plotësisht e pabazuar.

Bricjapi

Do t’ju kërkohet të merrni udhëheqjen e një organizate të rëndësishme. Është diçka e mrekullueshme të promovoni interesat e artistëve. Gjithmonë keni pasur një vlerësim të thellë për njerëzit që bëjnë gjëra me bukuri të qëndrueshme. Ndihmojini ata të marrin pagën dhe burimet që meritojnë. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se si ia dilni të keni kaq shumë humor dhe të jeni argëtues. Ju dini t`i mbani mendimet për vete.

Ujori

Drejtimi i detyrave publike është një mundësi e veçantë. Ju keni qenë gjithmonë të interesuar për barazinë. T`u jepni njerëzve më shumë akses në burime të rëndësishme do ta bëjë komunitetin tuaj një vend më të këndshëm për të jetuar. Sekreti i suksesit tuaj është që refuzoni të ndjeheni fajtor. Dikush përpiqet t`ju manipulojë, por s`do t`ia dalë kurrë me ju. Jeni shumë i zgjuar për të rënë në kurthe të tilla.

Peshqit

Njerëzve u pëlqen të bëjnë biznes me ju sepse jeni i vërtetë dhe parimor. Ju gjithmonë garantoni kënaqësinë e klientëve. Nëse dikush është i pakënaqur me punën tuaj, merr një rimbursim të plotë. Kjo marrëveshje funksionon në avantazhin tuaj. Një mundësi për të bërë një pushim të zgjatur do t`ju vijë së shpejti. Vizitoni një vend, kultura e të cilit është rrënjësisht e ndryshme nga e juaja.