Ballina Horoskopi Horoskopi ditor, 25 dhjetor 2018

Horoskopi ditor, 25 dhjetor 2018

DASHI

Në këtë ditë të Krishtlindjes do të ndiheni nën presion edhe për shkak të një Hëne negative që mund të krijojë tensione të forta në familje. Duhet të thuhet se shumë nga ju tani duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë në vitin 2019. Yjet kanë marrë një aspekt tjetër, tani Jupiteri ju ndihmon të ecni përpara, por në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe në shtëpi akoma do të ketë shumë për të bërë. Dita e Krishtlindjeve do të kalohet në familje.

DEMI

Me siguri do të jetë një Krishtlindje e plotë me synime të mira për ju të shenjës së Demit, me Hënën në aspektin e mirë. Krishtlindja në veçanti do të buzëqeshë për njerëzit që duan të fillojnë një rrugë të re të jetës. Ju keni qenë në gjendje të gëzoni një ndryshim të parë në pranverë dhe një tjetër do të jetë në pranverën tjetër. Në një vit, jeta mund të ndryshojë pozitivisht dhe të ndryshojë besimet që dukeshin të paravendosura. Tani do të fillojë një fazë shërimi psikofizik.

BINJAKËT

Është një Krishtlindje e mirë, me Hënën në pozicion të mirë për ju të Binjakëve. Në këto ditë, edhe pse portofoli “qan”, është gjithashtu e vërtetë se dikush mund të marrë një ofertë të mirë apo ndonjë dhuratë më shumë. Nëse jeni të dashuruar apo duhet të bëni një deklaratë dashurie, e shtuna dhe e diela do jenë ditët më të përshtatshme.

GAFORRJA

Venusi vazhdon një tranzit të rëndësishëm në shenjën tuaj. Të lindurit në shenjën e Gaforres që duan të dashurojnë apo të jetojnë emocione të reja, tani do gjenden në një situatë shumë të mirë planetare. Ata që dëshirojnë të lidhen, kanë marrë tashmë një lajm të mirë. Ndryshon puna për ata që janë të lidhur dhe tani kërkojnë një tjetër person. Në një kuadër kaq fluid, është e mundur të gjendeni përballë një zgjedhjeje, mbi të gjitha nëse po jetoni histori paralele. Përpiquni të jeni prapë personave të duhur.

LUANI

Yjet e Krishtlindjes ju japin më shumë shpresë se sa në të kaluarën. Mbi të gjitha në krahasim me muajt e fundit që janë shënuar nga shumë pengesa për të kapërcyer. Ditët nga e marta deri të enjten do të jenë ato që do t’ju japin forcë më të madhe të brendshme, por gjithashtu një lloj tërheqjeje në marrëdhëniet me të tjerët. Të shtunën dhe të dielën gjithashtu mund të rishikoni disa qëndrime ndaj dashurisë. Nëse dhjetori ka qenë një muaj i trazuar, janari do të jetë ai i rimëkëmbjes.

VIRGJËRESHA

Siç është shpjeguar edhe në ditët e mëparshme, e vetmja pengesë reale e kësaj periudhe mund të përfaqësohet nga ndonjë çështje burokratike që ju fut në mendime, si dhe disa gjoba ose disa rekurse. Bëni një apelim vetëm nëse e dini që mund ta fitoni, përndryshe mund të duhet më shumë se një vit për të marrë një përgjigje. Do të ketë edhe ata që kanë ndërprerë një marrëdhënie pune ose kanë dashur të lënë një grup sepse kanë zbuluar se disa njerëz kanë rezultuar të jenë miq të rremë. Prej vitit të ri, do të ketë më shumë mundësi për ata që kanë mbetur të vetmuar për një kohë të gjatë.

PESHORJA

Për shkak të kësaj Hëne pakëz të veçantë, kjo Krishtlindje mund të jetë pak tinzare për shkak të një konflikti familjar apo ndonjë problemi fizik që duhet të kaloni. Lajmi i mirë është se fundjava do të lindë me Hënën në shenjën tuaj. Kuadri yjor do u buzëqeshë atyre që prej kohësh kanë një histori solide. Në përgjithësi pëlqeni të angazhoni partnerin tuaj në çështjet e punës, apo të ndërtoni një sipërmarrje familjare. Nëse e keni arritur këtë objektiv, jeni vërtetë të kënaqur.

AKREPI

Hëna, Marsi dhe Venusi janë në aspekt shumë të mirë për ju të Akrepit. Kuadri yjor ju dhuron një projekt të mbushur me shpërblime. Ndonjëri prej jush mund të ketë marrë tashmë një mesazh dashurie apo mund të ketë rëndë seriozisht në dashuri. Dhjetori ka qenë një muaj shumë i rëndësishëm për kontaktet, por edhe për të sqaruar disa çështje të mbetura pezill, mbi të gjitha sentimentalisht. Tani duhet të bëni diçka për të rigjetur energjinë.

SHIGJETARI

2019 do të fillojë në një mënyrë të rëndësishme. Prioritet absolut për ju Shigjetar do të jetë çlirimi nga të gjitha ato telashe që po e bëjnë jetën të komplikuar, pasi ju do të keni për të hedhur tutje projektet dhe programet që nuk sjellin më asnjë interes. Kjo ditë e Krishtlindjes fillon me këmbën e djathtë. Do të jetë festë e karakterizuar nga dëshira për të qëndruar me familjen dhe për të shijuar gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Në përgjithësi i doni shpesh periudhat e lirisë, por tani po kërkoni rrënjët dhe referencat e familjes suaj.

BRICJAPI

Është Krishtlindje që do të lindë me disa dyshime. Mund të jenë disa dyshime që lindin në të ardhmen, po përpiqeni të rifilloni me baza të reja dhe mbi themele të reja. Duhet të përpiqeni të punoni në vitin 2019 për të shmangur konfliktet familjare ose problemet që janë të vështira për t’u menaxhuar. Ju gjithashtu do të duhet të rekuperoni gjumin e humbur. Jepini vetes një relaksim të vogël duke përfituar nga këto festë.

UJORI

Në këtë fazë të jetës tuaj po projektoni një ndryshim shumë të rëndësishëm. Që në 2019 mund të keni yje të mira. Jupiteri nuk është më kundër, por sikletet e vogla mund të shfaqen sërish dhe t’ju sjellin konfliktualitet. Në dashuri pasi jeni përballur me konflikte, tani duhet të sqaroni se çfarë duhet të bëni. Ndoshta gjysma juaj e ëmbël ka rezultuar të jetë shumë larg mënyrës si veproni dhe mendoni, ose ndoshta dëshira juaj për liri mund t’ju eleminojë disa marrëdhënie asfiksuese.

PESHQIT

ࣿËshtë një Krishtlindje me Hënën në një aspekt shumë të mirë bashkë me shumë planete të tjera. Eshtë e vërtetë edhe që po programoni një stil të ri jetese. Dikush ka kërkuar dhe marrë një transferimapo mund të ketë një ndryshim edhe në pranverë. Por tani rikthehet protagoniste dashuria, ku më në fund mund të kthehet qetësia. Mund të rizbuloni miq që i kishit larguar prej kohësh dhe kjo mund t’ju japë më shumë vrull.