Ballina Horoskopi Horoskopi ditor, 11 shkurt 2019

Horoskopi ditor, 11 shkurt 2019

DASHI

Kujdes nga polemikat dhe konfliktet! Mundohuni t’i shmangni problemet, të paktën për këtë fillim të javës. Mund të ketë keqkuptime dhe çështje kritike edhe në dashuri, veçanërisht për ato marrëdhënie që tashmë janë të komplikuara që në nisje.

DEMI

Për ata të lindur nën shenjën e demit, kjo e hënë është shumë pozitive. Ju mund të merrni jo pak kënaqësi. Intriguese sidomos do të jetë fusha e dashurisë, mund të ketë një takim të ri në horizont.

BINJAKËT

Java, për Binjakët, nuk fillon në mënyrën më të mirë, por disi me rënie. Dikush mund të ndihet shumë nervoz dhe i lodhur dhe kjo është për shkak të kritikave të marra gjatë javëve të kaluara. Duhet të ruani qetësinë dhe të relaksohemi, pavarësisht gjithçkaje sërish mund të arrini suksese të vogla.

GAFORRJA

Kjo e hënë e hap javën me dyshime. Është e pasigurt sidomos në fushën e dashurisë, mund të ketë pavendosmëri, rreth asaj se çfarë historie duhet të ndiqni ose të vazhdoni, apo edhe ose mbi stabilitetin e çiftit. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të ruani qetësinë, së shpejti do të ketë një rimëkëmbje.

LUANI

Luani vazhdon të gëzojë një periudhë veçanërisht pozitive, e cila i ndihmon të arrijë qëllimet e tij. Ka ardhur koha për t’u përfshirë, për t’u përpjekur, për të realizuar projekte që kanë qenë prej kohësh të lënë pezull. Kjo do të thotë të provoni veten dhe të merrni gjykimin e të tjerëve, por ia vlen.

VIRGJËRESHA

Dita dhe java në përgjithësi janë shumë interesante për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Është koha të rimëkëmbeni, të ktheheni në lojë dhe të lini pas janarin e kaluar. Dashuria, marrëdhëniet dhe historitë e reja janë të favorshme.

PESHORJA

Java fillon me pak humor të keq për ata që janë lindur nën shenjën e Peshores, të cilët vijnë pas një fundjave të karakterizuar nga debate dhe probleme. Në këtë pikë, është e këshillueshme që të rifitoni kontrollin e vetes, të qëndroni të qetë dhe, nëse është e nevojshme, të izoloheni për të shmangur ndikimet e këqija ose debatet e mëdha.

AKREPI

Për Akrepin, java nis në kushte jo shumë pozitive. Në fakt, kjo e hënë do të jetë mjaft negative. Periudha është e pasigurt dhe gjendja juaj e keqe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme.

SHIGJETARI

E hëna jo shumë pozitive ajo e Shigjetarit. Ka pak stres, ankth ose tension që karakterizon ditën tuaj. Por ju duhet të qëndroni të qetë dhe të të mos acaroheni, është një ndjesi kalimtare. Është koha që të ktheheni të përkëdhelni veten tuaj dhe të merrni vendime.

BRICJAPI

Java fillon në mënyrë pozitive dhe plot energji. Dashuria, falë Venusit, është shumë interesante, mund të ketë një “zgjim” të ndjenjave tuaja. Fusha e punës është gjithashtu e favorizuar.

UJORI

Për ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit, java nuk fillon shumë mirë. Ndiheni ende pak të rënë shpirtërisht, dhe kjo ndjenjë do të zvarritet për disa ditë. Si fusha e punës dhe ajo e dashurisë janë të vështira, duhet të jeni të duruar dhe të reflektoni.

PESHQIT

Më në fund, ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve, mund të shkëputen nga e kaluara dhe nga negativiteti i kohëve të fundit. Momenti i rimëkëmbjes ka ardhur,jeni përsëri në rrugën e duhur! Filloni tani të shihni zgjidhje dhe jo vetëm problemet.