Ballina Horoskopi Horoskopi ditor, 07 mars 2019

Horoskopi ditor, 07 mars 2019

DASHI

Këtë fundjavë do të keni një rikthim të zjarrit. Dikush mund të ballafaqohet me një verifikim sentimental që ka shmangur në shkurt. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të keni tri ditë të forta dhe të rëndësishme, kur një pasion mund të kthehet ose të ketë një falje. Dikush do të kthehet në jetën tuaj. Priten lajme.

DEMI

Pjesa e dytë e kësaj jave njofton disa të reja. Është e mundur që në këto ditë të rinjtë të ndërmarrin një rrugë të re studimi. Në përgjithësi, të gjitha situatat e reja janë të favorizuara. E diela do të jetë dita më e mirë edhe për një sqarim në dashuri, ndërsa nga 20 marsi mund të lindin disa dyshime në sferën sentimentale.

BINJAKËT

Është një ditë në rënie, sepse Hëna dhe Jupiteri janë në një aspekt të vështirë. Nëse ka shqetësime për punën dhe jo vetëm, nëse ka pasur vështirësi edhe kohët e fundit në marrëdhëniet me të tjerët, është e nevojshme të bëni kujdes. Dallime dhe distanca të caktuara mund të dalin më shumë në pah në këtë ditë, më mirë të rrini larg. Ka disa siklete të vogla fizike që duhen kapërcyer por gjërat janë përmirësuar që nga fundjava.

GAFORRJA

Një ditë që sjell lajme interesante, por që tani për tani nuk i zhbllokon situatat. Ata që kanë biznesin e tyre duhet të kenë vënë re se debatet kanë qenë në axhendë kohët e fundit, gjë që dëmton qetësinë dhe krijon shumë dyshime. Unë rekomandoj që t’i kushtoni vëmendje formës fizike, shumë acarim shkakton probleme stomaku. Jini të kujdesshëm deri të shtunën.

LUANI

Këto ditë ftojnë të qartësoni të gjitha gjërat që nuk funksionojnë. Mes të enjtes dhe të shtunës do të ketë një shans për të diskutuar me njerëzit që mendoni se po bllokojnë projektet tuaja. Megjithëse jeni një person i fortë dhe aktiv, një ngadalësim është i pashmangshëm kur ka kaq shumë kundërshtime. Në dashuri nëse dikush beson se njëri është shumë larg për arsye të ndryshme, mund të lindin polemika dhe kontraste të forta.

VIRGJËRESHA

Kur një person i shenjës suaj nuk është i kënaqur me jetën e vet ose ndjen se gjërat nuk funksionojnë, ai bëhet jashtëzakonisht kritik ndaj të gjithëve, por edhe ndaj vetes. Për momentin unë ju këshilloj që të jeni të kujdesshëm në vlerësimin e projekteve të caktuara. Nëse prisnit para, nuk kanë ardhur. Ju mund të hapni një mosmarrëveshje me një sigurim për një çështje ligjore. Hedhja në erë e një marrëveshjeje nuk është e lehtë apo e këshillueshme, por dikush arrin t’ju bëjë nervozë. Fundjava premton diçka më të mirë. Jini të kujdesshëm që mos të tërhiqni litarin shumë në dashuri.

PESHORJA

Është një ditë ku do të duhet të inkurajoheni pak. Megjithatë, është një javë e mirë për takime, për dashuri dhe marrëdhënie. Në vend të kësaj, të premten dhe të shtunën mund të keni ditë më të ndërlikuara për të menaxhuar. Në tre ditët e ardhshme do të ketë pak stres, që është shtuar kohët e fundit. Në dashuri ata që jetojnë një marrëdhënie të rëndësishme duhet të vazhdojnë, edhe pse në shkurt ka pasur probleme, Marsi ndihmon në kërkimin e zgjidhjeve.

AKREPI

Kujtimet mund të lëndohen, zakonisht shenjat e ujit priren të qëndrojnë të përfshira në emocionet e së kaluarës, veçanërisht nëse ato janë negative. Kur meditoni për hakmarrje, në realitet humbni kohën dhe shihni gjithçka të zezë me rrezikun e ballafaqimit me shumë zemërim, dhe kjo nuk sjell asnjë të mirë. Ju këshilloj fuqishëm ta braktisni këtë tension, edhe nëse Marsi është një muaj i gjykimit për ndjenjat. Sqarime nga e diela.

SHIGJETARI

Një ditë interesante për ju, e cila po fiton vrull, megjithëse ngadalë. Mundësitë duhet të rroken në fluturim dhe me Jupiterin në shenjë mund të ndodhin. Ata që punojnë në një mjedis krijues do të kenë mundësinë për të demonstruar se çfarë është me vlerë. Vlera e një personi nuk varet nga yjet, por nga personaliteti, njohuria, përvoja dhe studimi: horoskopi tregon vetëm kur është momenti më i përshtatshëm për t’u vënë re. Nëse ju ofrojnë një punë për të cilën ju nuk ndiheni të përshtatshëm, më mirë të mos pranoni. Ndiqni instinktet tuaja. Fundjavë e rëndësishme në dashuri me disa të reja.

BRICJAPI

Urani është në tranzit shumë të rëndësishëm nga e mërkura dhe kjo shënon një pikë kthese për ju. Situatat nuk krijohen nga asgjëja, por një horoskop i favorshëm duhet shfrytëzuar për të kërkuar risi. Ka mundësi për të kultivuar dhe fakti që yjet janë në anën tuaj është një mundësi për të shkuar larg. E premtja dhe e shtuna janë ditët e vetme konfliktuese për të mbajtur nën kontroll. Në dashuri mund të merrni konfirmime të mira.

UJORI

Urani është disonant dhe për çiftet që kanë probleme, fton për reflektim të thellë. Dikush që ka arritur tashmë kufirin mund të vendosë të mbyllë marrëdhëniet dhe të eksplorojë horizonte të reja. Prania e yjeve revolucionare na shtyn të kërkojmë objektiva të tjerë për të ndjekur dhe arritur. Kini kujdes nga tradhëtia. Unë mund të them se në këtë kohë ju doni çdo gjë, por ju nuk keni ide të qarta se si ta merrni atë.

PESHQIT

Në këtë ditë Hëna mbetet në shenjën tuaj. Në vendin e punës jo çdo gjë shkon pa probleme, ka një problem të vogël ligjor apo financiar për të zgjidhur. Mund të jenë debate me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Është një kohë kur mund të bëni edhe një protestë personale. Rreziku i vetëm ka të bëjë me ata që kanë bërë shumë premtime të dashurisë. Për meshkujt ndonjëherë është pak e vështirë të harroni të kaluarën. Për shkak të frikës se mos mbeteni vetëm, ndonjëherë përfundoni duke dashur më shumë njerëz. Lëreni të kaluarën pas jush dhe përqendrohuni në të ardhmen.