Ballina Horoskopi Horoskopi ditor, 02 shkurt 2019

Horoskopi ditor, 02 shkurt 2019

DASHI

Mund të jeni nervozë ose të shqetësuar edhe për çështje të vogla dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje koke, një nga dobësitë tuaja! Shumë prej jush do të duhet të qëndrojnë larg burimeve të stresit, përndryshe situata mund të bëhet edhe më kritike. Duhet të përpiqeni të jeni të kujdesshëm dhe të shpërqendroheni. Ju nuk mund të bëni gjithmonë atë që dëshironi dhe në këtë moment yjet janë shumë kapriçozë, por nga e diela do të fillojë një fazë shërimi.

DEMI

Nëse ju është dashur të përballeni me probleme në punë apo sentimentale që nga vera e kaluar, tani do të fillojë një fazë e ngadalshme e rimëkëmbjes për ju. Nëse ka dyshime në dashuri, dikush do të duhet të paguajë çmimin. Venusi do të fillojë një tranzit të mirë dhe atëherë do të jetë më mirë të flisni qartë dhe të shmangni mëritë, ose mbajtjen për vete të gjithçkaje.

BINJAKËT

Melankolia që ju ka shoqëruar në këtë fazë të fundit të jetës suaj, tani po bie ngadalë. Gjëja më e rëndësishme është të kuptoni se muaji janar është tani prapa dhe do të fillojë një fazë e re, e cila është vendimtare dhe më intriguese. Nëse keni pasur diskutime ose polemika në dashuri, tani është koha e duhur për të provuar pajtimin dhe për të lehtësuar kontrastet.

GAFORRJA

Ka momente në jetë, kur ju duhet të kuptoni se cilat janë pikat e referencës së jetës suaj dhe sidomos se kujt t’i besoni dhe kujt jo. Kështu që, përpiquni të hiqni dorë nga diskutimet e panevojshme dhe të përpiqeni para së gjithash për të kuptuar se çfarë meriton të çohet përpara dhe çfarë jo. Shmangni marrëdhëniet me njerëz të paqëndrueshëm dhe të jo shumë transparentë.

LUANI

Ditë e shënuar nga energjia e mirë, ku bashkëpunimet do të favorizohen. Të dielën keni një farë rënie. Marrëdhëniet e lindura në këtë periudhë janë me të vërtetë vendimtare, ju keni nevojë për dashuri, e ekzaltoni konceptin e çiftit edhe në vendin e punës, ku mund të bëni projekte të mëdha në funksion të pranverës 2019. Lajme të rëndësishme po vijnë.

VIRGJËRESHA

Venusi është i favorshëm nga e diela, është një fundjavë e rëndësishme me Saturnin në mbështetje dhe më tej, kështu do të jetë edhe Marsi. Një shkurt i mirë, sidomos pas datës 14 për marrëdhëniet. Duhet të përpiqeni të rikuperoni pasi keni qenë me humor të rënë, në pjesën qendrore të javës.

PESHORJA

Ka nevojë për sqarime, që nga e enjtja e keni patur këtë qëllim dhe në fakt, dikush ka ngritur tashmë tonin për të vënë rregull në jetën e vet. Qortimet në vendin e punës, disa role nuk i doni më. Ju do të mundoheni pak, me Saturnin kundër. Megjithëse ju pëlqen ajo që bëni, këto ditë do të ketë shumë vonesa.

AKREPI

Fundi i javës fillon mirë dhe mbaron pak në rënie. E shtuna sheh marrëdhënie pozitive në dashuri, marrëdhënie me të tjerët dhe projekte me natyrë pune. Mund të ketë një ndryshim në këtë fushë që nuk kërkohet nga ju, kini kujdes që mos të margjinalizoheni. Ju duhet të jeni pozitivë për të marrë më të mirën.

SHIGJETARI

Ju jeni përgjithësisht në gjendje të mbështesni një projekt me entuziazëm të madh, por po aq lehtë mund ta lini mënjanë kur nuk ju pëlqen më. Energjia e madhe që planetët ju japin në këtë fazë do t’ju shërbejë gjithashtu për të jetuar emocione të bukura. Dikush nga ju tashmë është i zhytur në një projekt më intrigues ose në një mision të ri pune, apo edhe në një tjetër aventurë sentimentale. Nëse kjo nuk po ndodh, është për shkak se po mbysni inisiativën tuaj. Futuni në lojë, sepse është koha e duhur.

BRICJAPI

E shtuna dhe e diela do të jenë dy ditë shërimi për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Venusi së shpejti do të kalojë në shenjën tuaj dhe kjo do të rilindë pasionin. Jo vetëm për çështjet e zemrës, por edhe për pikëpamjen e punës. Shkurti do të jetë një muaj emocionues që do t’ju tërheqë të ktheheni në lojë pa “nëse” dhe “por”. Mund të ketë edhe rikthime “flake”.

UJORI

Këto janë yje të favorshme për miqësinë, por edhe për ndjenjat. Të kesh një bashkëpunim të caktuar me një person është gjëja më e dëshiruar. Shpesh ju pëlqen të ngatërroni miqësinë me pasionet. Ata që përjetojnë histori paralele tani do të duhet të përpiqen dhe të zgjedhin jetën e tyre, duke shmangur konfuzionin. Venusi dhe Marsi në aspektin e mirë ndihmojnë për të eksperimentuar, por gjithashtu janë të përshtatshëm për udhëtime.

PESHQIT

Së shpejti Venusi do të duket mirë në shenjën tuaj dhe kjo mund të ndryshojë shumë gjëra. Shumë nga ndërlikimet e së kaluarës duket se janë lënë pas. Janari ishte shumë i rëndë dhe paraqiti shumë pengesa që ju bënin nervozë. Kjo vlen edhe për ata që kanë pasur për të diskutuar shumë të mërkurën dhe të enjten. Nuk do të jetë e lehtë të harroni problemet në një kohë të shkurtër, por tani janë kushtet për të kthyer faqe.