Ballina Horoskopi Horoskopi datës 8 maj nga Paolo Fox.

Horoskopi datës 8 maj nga Paolo Fox.

Dashi

Të pëlqen rreziku, është e vërtetë. Dhe kjo është një periudhë interesante edhe për të provuar rrugë të reja. Por nuk duhet të bëni “të çmendurin” për këto 48 orë. Do të jetë e rëndësishmë të mbani nën kontroll nervat sepse mund t’ju shpëtojë një fjalë e tepërt, mund të krijohet një situatë e sikletshme. Do të kemi një rekuperim të madh mes të premtes e të dielës. Kështu që edhe për këto dy ditë në vazhdim, e mërkurë dhe e enjte ka një pengesë ose vonesë. Fundjava do të ndihmojë t’i kalosh!

Demi

E mërkura dhe e enjtja janë ditë të rëndësishme për udhëtime, për transferime dhe takime. E vetmja gjë që nuk është për t’u bërë është ekspozimi i tepërt ndaj ndryshimeve drastike të temperaturës. Duke qene se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të vështira për fizikun tuaj. Mos u sforconi. Do të flisni për një miqësi. Nga data 15 do të ketë diçka më tepër në qiellin tuaj!

Binjakët

Dy ditë të mira po me problematika në aspektin financiar. Është e qartë se këto kohë po shpenzon diçka më tepër, mbi të gjitha për të ardhmen. Investime për të ardhmen, por edhe çështje që kanë të bëjnë me pronën , qiranë apo punën. Duket sikur këto kohë je gati për të ndërmarrë një veprim ligjor ose jo për të sqaruar ndonjë keqkuptim. Në dashuri, do shkojë më mirë në fundjavë.

Gaforrja

Kalimi i Henës në shenjën tënde është një element i fuqishëm që të jep siguri. Dashuria duhet jetuar me më pak kontraste. Duhet shtuar se jo të gjithë kanë arritur të kalojnë krizën e pësuar në fund prilli e fillim maji, një krizë që , ndoshta nuk ke shfaqur , por që mban brenda vetes. Shpesh nuk e thua atë që mendon në një marrdhënie për të mos e çuar dëm atë, por duke e bërë këtë grumbullon një inat të brendshëm. Ke një turbullim të brendshëm ose një dyshim. Është një situatë që rregullohet me më shumë sinqeritet në çift.

Luani

Këto janë yje të rëndësishëm për një fundjavë të dobishme për zgjidhjen e mosmarrveshjeve në çift. Si të gjithë , ti nuk do të tallen me ty. Por nëse ka patur polemika dhe mendon se ke dhënë më tepër se personi tjetër në çift dhe mendon se ka një borxh emotiv për të shlyer në këtë pjesë të dytë të majit mund të nevrikosesh shumë. Ja pse fundjava do të jetë plot me luftë për pranimin e fajeve dhe ngarkimin e të tjerëve me përgjegjësi. Kujdes me paratë dhe punën ku edhe janë ndezur polemika ose është dikush që do të të lidhë duart.

Virgjëresha

E mërkura dhe e enjtja janë ditë interesante që do mund të të sjellin edhe avantazhe nëse do levizësh. Për sa i përket levizjeve me Mërkurin në favor kjo është një periudhë që mund të dhurojë edhe ndonjë kënaqësi më shumë. Ka ardhur momenti duhur për të përmirësuar gjërat.  Dhe ja pse nuk do të jenë të pakët ata që do të transferohen ose ndryshojnë jetë. Në dy javët në vazhdim edhe dashuria do mund të kthehet protagoniste.

Peshorja

Janë 48 orë me rrezik. Zakonisht ti tenton gjithmonë të ekuilibrosh gjërat, sidomos sepse edhe shenja jote është simbol i ekuilibrit. Ti vetë tenton të jesh preçiz në vlerësimin e situatave në jetën tënde. Por, durimi nuk është i pafundëm. Do të jesh i qetë në mëngjes , por gjatë pasdites e mbrëmjes mund të lindin dyshime që nuk i përkasin vetëm dashurisë, por edhe punës.

Akrepi

Ndonjëherë të jesh shumë i zoti mund të jetë një problem. E kam këtë për punëtorët e zotë që kur kërkojnë transferim nuk e marrin. Ke përreth persona që mendojnë se është më e lehtë të të mbajnë të bllokuar sesa të të bëjnë të përparosh. Kjo mund të të shkaktojë probleme sepse Marsi dhe Urani janë të kundërt. Edhe ata që punojnë për vete duan të ndryshojnë , por ka situata që nuk mund të ndryshojnë sot për nesër. I gjithë ky nervozizëm mund të shkaktojë probleme në dashuri, duhet kujdes.

Shigjetari

Me Hënën që nuk është më e kundërt gjeni pak më shumë energji. Por mund të themi se kjo e mërkurë është ende me stres. Nuk janë të pakët ata që nevrikosen, diskutojnë, që përjetojnë tensione të vështira për t’u zgjidhur. Për sa i përket punës ka propozime që nuk të bindin. Me Jupiterin është e veshtirë të biesh, por ka shumë mundësi të kesh krijuar aspektativa të mëdha, prandaj duhet të kthehesh në normalitet. Sentimentalisht do e marrësh veten të premten!

Bricjapi

Shpirti yt ruajtës është një letër që duhet luajtir përherë pozitivisht, por në disa raste mund të jetë problematik. Sepse të ruash gjëra që nuk vlejnë, si përshembull kujtime që të bëjnë të ndihesh keq është një problem që kufizon vizionin për të ardhmen. Është e vërtetë që në bazë të eksperiencave të shkuara ndërtohet e ardhmja, ka ardhur momenti të shpëtosh vetëm projekte të së ardhmes. Të kthesh faqe në dashuri do të jetë e dobishme. Që nga fundi i prillit ka nisur kjo situatë ku disa nga ju kanë fshirë nga memoria, kujtime që i bënin të ndiheshin keq.

Ujori

Ti je gjithnjë kundra rrymës! Je aq kundër të tjerëve këtë periudhë sa ndihesh në siklet me botën. Prandaj nuk do të jetë e çuditshme të shohësh disa nga ju të rrinë në heshtje! Sepse duke mos ditur çfarë duan nga jeta mendojnë se është më mirë të mos flasin sa të thonë diçka që nuk duhet. Disa të tjerë nga ju do ia vënë fajin të tjerëve për këtë gjendje. Në familje e dashuri ka diçka që nuk shkon, diçka që të torturon.

Peshqit

Për ty nuk është e rëndësishme të përqafohesh nga mëngjesi në darkë , është më e rëndësishme të dish se mund të mbështetesh te dikush. Nga ana emotive fatkeqsisht kjo siguri emotive ka munguar , për më tepër disa nga ju kanë përjetuar një krizë ose janë ndarë. Ke që në fillim të vitit që po kërkon plotësim në dashuri. Janë ditë që mund të sjellin lajme të mira në punë brenda datës 20.