Ballina LAJME Hormonet të cilat ndikojnë që një femër të plaket para kohe

Hormonet të cilat ndikojnë që një femër të plaket para kohe

Shkencëtarët pohojnë se trupi ynë sintetizon rreh 100 hormone dhe 6 prej tyre janë të rëndësishëm për bukurinë e femrave.

Ato hormone kontribuojnë në elasticitetin e lëkurës, në ruajtjen e rinisë dhe kontribuojnë në dukjen të shëndetshme.

Sidoqoftë, për arsye të panjohura, ndonjëherë trupi jonë dështon, nivelet e hormoneve zvogëlohen dhe një person fillon të plaket para kohe.

Por, lajmi i mirë është se ka disa metoda të mira se si mund ta riktheni balancimin e hormoneve.

Më poshtë keni disa këshilla se si t’i mbani optimale nivelet e hormoneve. Kjo do t’ju ndihmojë që lëkura t’ju rrezatojë, ndërkaq flokët dhe thonjtë do t’ju duket mahnitshëm.

Estrogjeni

Estrogjeni nxit qelizat e fibrolastit të prodhojnë kolagjen dhe elastin. Kur nivelet e këtij hormoni zvogëlohen, fillon shfaqja e rrudhave, ovali i fytyrës bëhet i pabarabartë dhe gjinjtë bëhen të varur.

Por, si mund t’i rritni nivelet e estrogjenit?

Mundohuni të konsumoni qumësht soje, oriz të kafe, fara liri, perime dhe pemë të freskëta.

Shkencëtarët po ashtu pohojnë se produktet e mishit e ulin prodhimin e estrogjenit, prandaj rekomandohet ta zvogëloni konsumimin e proteinave nga kafshët.

Hormoni i rritjes (somatotropini)

Njerëzit kanë tendenca të futen në fazën e somatopauzës në një moshë të caktuar – fazë ku niveli i hormoneve të rritjes në gjak fillon të zvogëlohet. Kur nivelet e somatotropinit zvogëlohen, muskujt zvogëlohen ndërkohë që yndyra dhe rrudhat fillojnë të shfaqen në sasi të mëdha, madje edhe qëndrueshmëria zvogëlohet.

Yjet e Hollywood-it shpeshherë fillojnë të injektojnë hormone të rritjes, megjithatë kjo metodë ka shumë efekte anësore, siç janë ënjtja, dhimbjet e kokës, rritja e pakontrolluar e eshtrave dhe organeve të brendshme, etj.

Por, si mund t’i rritni nivelet e hormoneve të rritjes në mënyrë natyrale?

Më së shumti rekomandohet të merrni me ushtrime fizike. Provoni të bëni ushtrime kardio, por edhe ushtrime me pesha (10-15 përsëritje për secilin ushtrim).

Kortizoli

Niveli i lartë i hormonit të stresit, kortizolit, shpie në plakje të parakohshme. Varësisht nga lloji i lëkurës, efekti negativ i kortizolit mund të manifestohet në mënyra të ndryshme – duke filluar nga një ngjyrë e hirtë e fytyrës, në lëkurë të tharë, në rrudha të thella e deri në akne.

Por, si ta zvogëloni nivelin e kortizolit dhe stresin?

Pini mjaftueshëm ujë, sepse edhe dehidratimi i rrit nivelet e këtij hormoni. Dëgjoni muzikë të mirë, pasi terapia me muzikë i zvogëlon nivelet e stresit dhe mundohuni të meditoni.

Insulina

Insulina i rrit nivelet e glukozës në gjak kur, del jashtë kontrollit, menjëherë shfaqen shenjat e plakjes së parakohshme në lëkurë. Niveli i lartë i sheqerit shpie në shfaqje të rrudhave, por edhe në lëkurë të rrudhosur.

Për shkak të rritjes së glukozës, procesi i quajtur glukation funksionon më shpejt sesa që duhet në një moshë të caktuar dhe shpie në shkatërrim të kolagjenit dhe elastinit. Lëkura elastike pastaj bëhet delikate dhe e dehidratuar.

Si ta mbroni lëkurën nga sheqeri i tepërt?

Konsultohuni fillimisht me doktorin dhe me një specialist. Megjithatë, ka edhe kremra dhe serume me retinoidë (vitaminë A dhe me derivate të veta) të cilat e stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Këto produkte të kozmetikës gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe E.