Ballina BOTA Hong Kong, protestuesit rrethojnë selinë e qeverisë vendore

Hong Kong, protestuesit rrethojnë selinë e qeverisë vendore

Mijëra protestues dhe policë në Hong Kong janë të angazhuar në një protestë, ndërsa zemërimi rritet mbi një projektligj, që do të lejonte ekstradimin e të ardhurve në territorin e Kinës.

Protestuesit, disa të veshur me maska fytyre dhe helmeta, bllokuan rrugët kyçe rreth ndërtesave qeveritare. Policia u përgjigj duke përdorur ujë me presion për t’i shpërndarë ata dhe deklaroi se ishin të gatshëm të përdorin edhe forcën.

Këshilli Legjislativ, organi ligjvënës i Hong Kongut, tashmë një rajon i veçantë autonom i Kinës, është shprehur se do të vijojë punën për të votuar ligjin në fjalë. Pavarësisht kundërshtimeve nga opozita dhe shoqëria civile, qeveria e Hong Kongut, e cila është tërësisht pro qeverisë qëndrore në Pekin, ka bëtë të ditur se do të vazhdojë të nxisë ekstradimin.

Votimi përfundimtar i projektligjit pritet të zhvillohet më 20 qershor.