Ballina BOTA Hong Kong, fitojnë qytetarët protestues, dështon ligji për ekstradimin

Hong Kong, fitojnë qytetarët protestues, dështon ligji për ekstradimin

Qytetarët protestues në Hong Kong kanë dalë fitimtarë, teksa autoritetet vendore kanë njoftuar se ligji i shumëdiskutuar i ekstradimit të emigrantëve dhe desidentëve drejt Kinës është hequr përfundimisht nga axhenda e punës së institucioneve ligjvënëse.

Në një konferencë për mediat, Carrie Lam, kryetarja e Hong Kongut, tha se puna e qeverisë në këtë projektligj ka qenë një “dështim total.”

Prej muajsh, ligji i shumëpërfolur, i cili do të mundësonte ekstradimin në Kinë edhe të desidentëve pa pasur nevojën e një vendimi gjyqsor, ka shkaktuar protesta të shumta. Protestat vazhduan, edhe pasi administratat e Hong Kongut pezulloi miratimin e tij. Ndërkohë, sot, u njoftua edhe heqja e këtij projektligji nga axhenda e institucioneve vendore në Hong Kong.