Ballina BOTA Hong Kong, autobusi përplaset me taksinë, 5 të vdekur

Hong Kong, autobusi përplaset me taksinë, 5 të vdekur

Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen pas një aksidenti që ndodhi në autostradën e Hong Kongut.

Mësohet se një autobus, që transportonte punonjës në aeroportin ndërkombëtar, është përplasur me një taksi që ishte ndalur në vendin e emergjencës. Sipas policisë lokale, më shumë se 30 persona janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi 19 km larg nga aeroporti. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.