Honduras, masakra në burgje, regjistrohen 36 viktima

0
2

Të paktën 36 njerëz u vranë gjatë fundjavës gjatë përleshjeve në burgjet e Hondurasit, te të cilat ushtria dhe policia po përpiqen të rimarrin kontrollin pas një seri vrasjesh të lidhura me “marat”, bandat kriminale që prej kohësh kanë infektuar vendin.

Të paktën 18 viktima u shënuan dje gjatë përleshjeve midis të arrestuarve në një burg në qendër të vendit.

Përleshjet me armë zjarri dhe thika shpërthyen në burgun El Porvenir, 60 kilometra në veri të kryeqytetit Tegucigalpa.

Natën e kaluar, një tjetër përleshje kishte shkaktuar 18 viktima dhe 16 të plagosur në burgun Tela.

Të dy masakrat ndodhën menjëherë pasi Presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández urdhëroi ushtrinë që të merrte nën kontroll burgjet në të cilat ndodhen rreth 21,000 të ndaluar.