Ballina Kuriozitete Hollandë, akullore me paracetamol për dhimbjen e kokës

Hollandë, akullore me paracetamol për dhimbjen e kokës

Në Hollandë është prodhuar akullorja me paracetamol 500 mg, që mendohet se do të zëvendësojë ilaçet për të qetësuar dhimbjen e kokës.

Ideja gjeniale lindi në një qytet të quajtur Nagelkerke me qëllim që të ndihmojnë ata njerëz që kanë kaluar një natë plot pije e të shoqëruar me dhimbje koke nga karnavalet e mëdha që festohen atje.

Kështu të gjithë ata të cilët kanë dhimbje koke nuk do të drejtohen drejt farmacive, por drejt “ilaçit” më të ri.