Hodhi kanabisin e kokainën nga dritarja e makinës, 20 vjeçari nuk i shpëton bluve të Tiranës!

59

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasin E. H., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.