Hodhi fëmijën në koshin e plehrave, arsyeja që mendohet të ketë çuar nënën në aktin ekstrem

57

Një ngjarje tronditëse është regjistruar paraditen e sotme ku në koshin e plehrave u gjet një foshnje e porsalindur dhe e pajetë.

Policia ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar 32 vjeçaren e dyshuar si nëna e fëmijës.

Policia ka marrë listat e lindjes në maternitetin “Koço Gliozheni” për të verifikuar që lindja është bërë në këtë spital.

Dyshimet e para bëjnë me dije se foshnja mund të ketë lindur i vdekur dhe se është hedhur në kosh nga e ëma e cila nuk ka patur mundësi financiare ta varrosë me një ceremoni të mirëfilltë mortore.

Policia njofton: “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Policia pas hetimeve tha se u bë i mundur  identifikimi si dhe shoqerimi  në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.