Ballina BOTA H&M,modele të reja, pa Photoshop dhe aspak perfekte.

H&M,modele të reja, pa Photoshop dhe aspak perfekte.

Të zakonshme, pa modifikime në Photoshop komplet natyrale, me disa kile më tepër dhe celulit. Këto janë modelet e zgjedhura nga firma e njohur suedeze e veshjeve dhe aksesorëve, H&M.

Firma ka vendosur të ketë këto modele për reklamimin e rrobabanjove të verës 2019. Një zgjedhje mjaft jo e zakonshme duke parë mbizotërimin e modeleve të dobëta dhe të imazheve të rregulluara me Photoshop.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar mjaft mirë duke thënë se prova e rrobabanjove tani i tremb më pak.