Ballina Showbiz Historia e dashurisë së Adelina Tahirit me biznesmenin 50-vjeçar

Historia e dashurisë së Adelina Tahirit me biznesmenin 50-vjeçar

Tani më është e njohur historia e dashurisë së Adelina Tahirit me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

Megjithatë, vetë këngëtrja e lindur në Shkup thekson se ka pasur një moment që ka menduar se do t’i duhej të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj, pasi ata nuk do ta pranonin kurrë një martesë të tillë.

Kujtojmë se Markov ka qenë i martuar dhe më herët ndërsa është edhe baba i një vajze 19-vjeçare.

“Kur burri më propozoi, i thashë që më duhet të zgjedh mes teje dhe babit e vëllait sepse nuk e mendoja se familja ime do e pranonte. Burri më tha se kur familja ta shohë sa je e lumtur do e pranojë. Ai më dha vullnet dhe dashuria e madhe që kisha më bëri të përballoj çdo gjë. Babi çonte njerëz të më shihnin ku jam, me kë jam pasi kishte dyshuar sepse e njeh fëmijën e vetë. I tregova që jam me një njeri që nuk i përket fesë time, nuk i takon kombit tim, por i takon zemrës time. I thashë dua të kem përkrahjen tënde. Babi më tha jam me ty deri në vdekje. Kur vendosi babi të takohej me burrin, burri e mori në telefon dhe i tha të takohen. I shkruajta personit të sigurimit dhe i thashë të më informonte çfarë do ndodhte. Isha në stresin më të madh në jetë. Personi i sigurimit më shkruante që babi me burrin po qanin. U habita. Ata nga emocionet kishin filluar të qanin. Tani çdo fundjavë babi shkojnë për peshkim se e kanë hobi dhe shkojnë aq mirë bashkë sa nuk mund ta besoj”, – u shpreh këngëtarja.