Histori horrori në Greqi/Pacienti shqiptar i sulet infermieres me thikë, më tej hidhet nga kati i katërt i spitalit

37

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 59-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë infermieren në spital.

Agresori ishte shtruar në spital dhe pas aktit ekstrem ai u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Policia greke bëri me dije se autori quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Shtetasi shqiptar ishte shtruar në spital mbi probleme që nuk kishin të bënin me COVID-19.

Dyshohet se i sëmuri ka pasur probleme psikike.

Infermierja e sulmuar ka dëshmuar se është drejtuar drejt dhomës së pacientit pasi kishte ardhur një alarm për ndihmë nga ai.

Pasi ka mbërritur në dhomë kuptoi se Çako ishte fshehur pas portës. Më tej ai u sul drejt saj me një thikë kuzhine.

Infermierja greke ndodhet jashtë rrezikut për jetën!