“Hiqni kriminelët nga listat për kandidatë ose do të jeni ju përgjegjës”, Yuri Kim letër liderve politikë!

46

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim i ka dërguar një letër lidërve të partive politike.

Diplomatja e SHBA ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë të shmangin nga listat e kandidatëve për deputet të gjithë individët me rekorde kriminale.

Në rast të kundërt ata do të konsiderohen përgjegjës! Sipas ambasadorës procesit të Vetting-ut duhet t’i nënshtrohen edhe subjektet politike.

Kjo letër e ambasadores së SHBA vjen pikërisht në fundin e 4-vjeçarit të qeverisjes Rama.

Kim është shprehur më tej se ligji i dekriminalizimit ka larguar nga bashkitë dhe Kuvendi zyrtarë të lartë, që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Gjithashtu diplomatja deklaroi se SHBA do të vijojë të zbatojë sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në vepra korruptive dhe kriminale.