Hiqen kufizimet për lokalet, tashmë do mund të përdoren edhe ambientet e brendshme

55

Kryeministri i vendit, Edi Rama dha lajmin se lokalet do mund të shërbejnë edhe në ambientet e tyre të brendshme.

Rama e komunikoi këtë lajm nga Vlora ku gjithashtu u shpreh se edhe pas këtij vendimi të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për të parandaluar koronavirusin.

“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë.

Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin”, tha Kryeministri.