Ballina Aktualitet Himarë, vihet nën sekuestro preventive trualli dhe hoteli me vlerë 500 mijë...

Himarë, vihet nën sekuestro preventive trualli dhe hoteli me vlerë 500 mijë euro

Një hotel në ndërtim në Himarë dhe truallin ku ai po ndërtohet janë vendosur nën sekuestro preventive nga Prokuroria e Vlorës, në bazë të hetimeve të nisura këtë vit për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Vlera financiare e objektit dhe truallit me sipërfaqe 700 metra katrorë në Spille kap shifrën rreth 500 mijë euro.

Ndërtimi i hotelit ka qenë lejuar me vendimin nr. 64, datë 30.07.2018, nga ana e Bashkisë së Himarës dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, me administrator shtetasin F. H.

Dyshohet se leja e ndërtimit është miratuar në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që përfituesi i asaj leje mund të ketë falsifikuar dokumentacionin shoqërues.