Ballina Aktualitet Himarë, përmbytet një velierë pas motit të keq

Himarë, përmbytet një velierë pas motit të keq

Një velierë në Himarë është përmbytur paraditen e sotme për shkak të motit të keq.

Anija ishte ankoruar në port që prej mbylljes së sezonit veror por moti i keq dhe me erë të fortë ka këputur litarët e anijes.

Veliera, e cila shërbente si anije turistike, mësohet se ndodhet gjysmë në ujë.