Një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë nga një urë e lartë.
Ngjarja e rëndë është raportuar në hyrje të qytetit të Përmetit, ku viktima është identifikuar si 60-vjeçari me inicialet S. D.
Mësohet se i ndieri vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe në kushte të rënduara psikologjike është hedhur nga lartësia.
Policia dhe banorët e zonës kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi të trupit të 60-vjeçarit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.