Hidhet nga tarraca e pallatit, ndërron jetë një burrë në Elbasan

17

Një burrë në Elbasan humbi jetën sot pasi dyshohet se u hodh nga pallati ku banonte

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Shtetasi A.Sh., 64 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, banues në Elbasan, është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin
Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.