Hidhet në votim paketa “Anti-KÇK”/Ja si vendosën deputetët

29

U miratua sot në Parlament paketa “Anti-KÇK”. Emri zyrtar i paketës është “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i cili synon goditjen e pasurive të krijuara nga krimi.”

Pro paketës votuan 89 deputetë, 17 votuan kundër e 3 abstenim. Akti normativ i miratuar nga qeveria më 31 janar vijon zbatimin nga Operacioni Forca e Ligjit. Ku subjekteve të dënuar u dërgohet një formular vetëdeklarimi pasurie që duhet të plotësohet brenda 48 orë e më pas dërgohet në SPAK për veprime të mëtejshme.