Hidhet në erë një mobileri në aksin rrugor Lezhë-Milot

64

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në një mobileri në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë që ishte në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë.

Sipas Policisë nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.