Ballina Aktualitet Hetimi Tatimor, në pranga tre punonjës për shpërdorim detyre

Hetimi Tatimor, në pranga tre punonjës për shpërdorim detyre

Seksioni i Krimit Ekonomik-Financiar ka vënë në pranga tre punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Pritja”.

Burimet zyrtare nga policia vunë në dijeni se arrëstimi i punonjësve, përkatësisht shetasit me inicialet M.H. 30 vjeç, banues në Tiranë, A. K. 28 vjeç,  dhe I.V. 28 vjeç, banues në Durrës, për shpërdorim detyre, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar në qytetin e Korçës, kundrejt një shume prej 30 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe hetimet vijojnë ende.