Ballina Aktualitet Hetimi ndaj Metës/ Presidenca publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias… përdor...

Hetimi ndaj Metës/ Presidenca publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias… përdor protestën e studentëve dhe ‘Astirin’

Ashtu si kishte paralajmëruar kreu i shtetit ka postuar në faqen zyrtare të presidencës raportin 55 faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në argumentet e tij Meta sjell në vëmendje nisjen e protestës së studentëve dhe atë të Astirit, për të arsyetuar situatën ku ndodhej vendi në momentin kur ai nxori dekretin e tij për anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta do të jetë në Komisionin e Venecias në datë 11 Tetor për të dëshmuar për këtë vendim, pikërisht në të njëjtën ditë kur ky komision do ketë gati edhe opinioin lidhur me kreun e shtetit.

Raporti (KLIKO KËTU)