Helmoi 25 fëmijë në kopshtin ku punonte, edukatorja dënohet me vdekje

68

Edukatorja e një kopshti u dënua me vdekje, pasi helmoi 25 fëmijë dhe vrau njërin prej tyre.

Gruaja me emrin Wang Yun, u arrestua vitin e kaluar pasi fëmijët e kopshtit ku punonte, në qytetin e Jiaozuo, në Kinë, u dërguan me urgjencë në spital pasi hëngrën drithëra me fruta.

Hetimet zbuluan se gruaja kishte hedhur helm në ushqimin e fëmijëve, dy prej tyre të një kolegeje, për tu hakmarrë pas një sherri me gruan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 mars 2019, duke shokuar gjithë Kinën, por edhe mbarë botën.

Sipas gjykatësve që dënuan me vdekje, Wang Yun këtë të hënë, nuk ishte hera e parë që gruaja helmonte dikë. Ajo më parë kishte blerë nitrat në internet dhe kishte helmuar burrin e saj i cili e kishte përballuar me dëme të vogla.