Hazfeld merr çmimin “Jules Rimet”

34

Çmimi letrar “Jules Rimet”, që vlerëson një libër që bashkon sportin me letërsinë, iu dha Jean Hatzfeld për librin “Deux metres dix” (”Dy metra e dhjetë”), njoftuan sot organizatorët e çmimit.

Ky roman i botuar nga shtëpia botuese “Gallimard” përshkruan portretin e katër sportistëve të nivelit të lartë, amerikanë dhe kirgiz, dy peshëngritës dhe dy kërcyes së larti, në kontekstin e Luftës së Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Çmimi “Jules Rimet”, u krijua në vitin 2012, në homazh të krijuesit të Kupës së Botës në Futboll, i cili ishte gjithashtu presidenti i parë i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) më pas i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).